Mbi 40 farmaci të përfshira në skandalin e rimbursimit të barnave. 420 mijë euro u përfituan nga 4 farmaci fiktive, i përfshirë zv/drejtori i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

47 farmaci dyshohet se janë përfshirë në skandalin e vjedhjes se miliona lekëve nga fondi i rimbursimit të ilaçeve. Hetimet e Prokurorisë nuk u kufizuan vetëm në 4 farmacitë e denoncuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetesore për një abuzim që arrin shumën mbi 420 mijë euro. Abc News raporton se në hetime do përfshihet edhe raporti i përgatitur nga auditi, sipas të cilit në këtë skandal u përfshinë jo 4, por 47 farmaci dhe shuma e vjedhur dyshohet të jetë disa miliona euro. Në mesin e përfituesve janë edhe të afërmit e zv/drejtorit aktual të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Sokol Skura, ish-kandidat per deputet i Partise Socialiste. Bashkëshortja dhe kunata e zv/drejtorit Skura, thuhet në raport kanë përfituar ilaçe të rimbursueshme nga këto kontrata, duke shtuar se në asnjë raste farmacitë e tyre nuk janë kontrolluar. Sipas abc news hetimet e prokurorisë do të përfshijnë rimbursimin e ilaçeve që nga fillimi i vitit 2014, ndryshe nga sa parashikohej në denoncimin e bërë nga Fondi i Sigurimeve, që pëfshinte periudhën nga nëntori 2014 deri në prill të 2015.
l.m
Add new comment