Erdoğan provokon sërish debate në Turqi. Kërkon që imamit kryesor në vend t’i vihet në dispozicion avion privat. “Edhe Papa e ka një të tillë...”

Postuar në 27 Maj, 2015 07:32

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan është burim i përhershëm lajmesh nga më të larmishmet. Sot p.sh, gazeta e Fetullah Gulenit, “Zaman” raporton se Erdoğan është shprehur në televizionin “NTV” se “posti i kreut të Drejtorisë(Direktoratit) së Çështjeve Fetare, nuk është i rëndomtë, por një zyrë e dinjitetit”. Dhe për t’iu përgjigjur këtij statusi, Erdoğan ka deklaruar se do të kërkojë nga qeveria që t’i sigurojë kreut të kësaj drejtorie, Mehmet Görmez, një avion privat. Ky lajm vjen pak pasi presidenti turk i vuri në dispozicion Mehmet Görmezit një Mercedez. Në përgjigje të kritikave presidenti turk ka sjellë si shembull Papën që ka një avion privat dhe makina të blinduara. Mirëpo “Zaman” i kujton presidentit se Papa Françesku mbërriti në Turqi pak kohë më parë me një avion të Alitalia dhe u largua po me këtë linjë. Edhe në Stamboll ai përdori një Renault Clio, në vend të Mercedezit të blinduar që iu vu në dispozicion nga autoritetet turke.

http://www.todayszaman.com/anasayfa_erdogan-promises-private-jet-for-turkeys-top-imam-claims-pope-has-one-too_381844.html

s.z

Comments

Submitted by Anonimm (not verified) on

<p>Papa eshte kryetar i Shtetit te Vatikanit dhe ska asnje ngjashmeri me tipin me lart...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.