Shpërbëhet Bashkimi Sionist, Netanyahu drejt një mandati të tretë (Video)

Mbështetja amerikane por edhe zhvillimet e brendshme duket se do t’i japin një tjetër mandat Netanjahur në zgjedhjet parlamentare të 9 Prillit. Kjo pas çarjes që pësoi pozita e qendrës sëmajtë të Izraelit duke i dhënë fund koalicionit të Bashkimit Sionist mes Partisë së Punëtorëve dhe Lëvizjes së “Livni”.
Ndarjen e njoftoi lideri i partisë së Punëtorëve, Avi Gkampai, duke kapur në befasi lideren e lëvizjes Chatnoua, Tzipi Livni, i cili pushoi se qëni nominalisht bashkëkryetare e opozitës. Bashkimi sionist - i cila ka grupin e dytë më të madh parlamentar në Knesset (delegacionin kombëtar izraelit) siguroi 24 vende në zgjedhjet e 2015.
"Shpresoja dhe besoja se kjo aleancë do të na lejonte (...) të krijonim një bashkim të vërtetë. Por votuesit janë të zgjuar, ata panë se çfarë po ndodhte dhe u larguan nga ne”- "tha Gkampai, gjatë një takimi të anëtarëve të Bashkimit sionist që transmetohej direkt nga TV izraelit. Tzipi Livni, e kapur në befasi nuk pranoi të reagonte. Më vonë, politikania që vjen nga radhët e të rinjve të Mossad tha përmes Tëitter-it se do të përqëndrohet në qëllimin e rëndësishëm që është beteja për sionizmin.
Sekretari amerikan i Punëve të Jashtme, Mike Pompeo, tha se vendimi i Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amrikane nga Siria në asnjë mënyrë nuk do të ndryshojnë bashkëpunimin me Izraelin. Sipas tij operacionet e luftës për të mposhtur shtetin islamik të vetëshpallur dhe veprimet kundër agresionit të Iranit vazhdojnë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se do të diskutojë me SHBA-në si për intensifikimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit, por edhe për operacionet e bashkëpunimit në Siri, dhe kudo, për të parandaluar "agresivitetin" e Iranit në Lindjen e Mesme.
Add new comment