Vizita e kryeministrit serb në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndet Ramën dhe Vuçiç. E cilëson historike

Postuar në 29 Maj, 2015 03:35

Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndet kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç për riafirmimin e angazhimit të tyre për të forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve me qëllim dhënien e kontributit për paqe, prosperitet dhe stabilitet në rajon. DASH e quan një vizitë historike atë të kryeministrit serb në Tiranë më 27 maj e cila vjen 6 muaj pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. “SHBA përshëndet kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar në vizitën e parë zyrtare që kryeministri serb bëri në Tiranë më 27 maj. Vizita historike e Vuçiç vjen  6 muaj pas vizitës së Ramës në Beograd, vizita e parë e një kryeministri shqiptar pas 70 vitesh. Ne përshëndesim dy liderët për riafirmimin e angazhimit të tyre për të forcuar bashkëpunimin mes dy shteteve me qëllim dhënien e kontributit për paqe, prosperitet dhe stabilitet në rajon”, thuhet ne reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.