Nga Obama te Erion Veliaj dhe Taulant Balla. Nis moda e mëngëve të përveshura në Partinë Socialiste

Erion Veliaj i qëndron besnik modelit të tij, këmishës me mëngë të përveshura që për shumë mund të lexohet si padurim i tij për t’iu futur punëve dhe për t’i shërbyer komunitetit. Një frymëzim që lidhet me stilin amerikan të fushatave elektorale dhe në veçanti të presidentit të fundit Barak Obama, për të cilin Erioni nuk e ka fshehur admirimin edhe në parathënien e botimit në shqip të librit të Obamës, “Guximi për të shpresuar”. Besimi te ky model ndoshta lidhet me suksesin që Obama arriti në karrirën e tij politike duke u bërë afriamerikani i parë me ngjyrë që u zgjodh për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Modeli mëngëpërveshur i Erion Veliajt po përqafohet tashmë edhe në Partinë Socialiste me të parin Taulant Ballën që u shfaq në Librazhd në këtë stil me rastin e një ngjarje të shënuar për këtë qytet siç ishte nënshkrimi nga Kastriot Gurra i kontratës së mbrojtjes së mjedisit me popullin e Librazhdit. Këtë ngjarje Taulant Balla e përcolli edhe në facebook shoqëruar edhe me fotot e stilit të tij të ri.
l.m
Comments
po pse o .. me pallto te
<p>po pse o .. me pallto te madhe e do ti ne pisk te vapes??</p><p>na shiko ketu,qe te flesh rahet sonte:</p><p>http://www.gazetadita.al/nje-spot-ironik-i-ps-per-gjumin-katervjecar-te-...
Kjo eshte per parodi.
<p>Kjo eshte per parodi. Perveshin menget njerez qe nuk kane punuar kurre ne jeten e tyre. Tashme kjo menyre e te berit show po arrin deri ne peshtirosje.</p>
Add new comment