Papa Françesku paralajmëron nga Bosnja luftën e tretë botërore. Shpall Sarajevën Jezuralemin e Perëndimit

Qëllimi i vizitës së Papa Françeskut në Bosnje ishte të nxiste paqen e pajtimin, në vendin ku ndasitë fetarë dhe etnike ekzistojnë ende, 20 vjet pas luftës civile. Por gjatë meshës Papa paralajmëroi se bota po përballet “me nje lloj lufte të tretë botërore” dhe këtë sipas tij e ndjejnë të gjithë. “Edhe në kohën tonë, dëshira për paqe dhe angazhimi për të ndërtuar, përplasen me realitetin e shumë konflikteve të armatosura, që aktualisht cenojnë botën. Janë një lloj lufte e tretë botërore, që bëhet në fragmente. Në kontekstin e komunikimit global, ne ndjejme një atmosferë lufte”,- është shprehur Papa Françesku.Sipas tij pasojat e luftrave janë tragjike dhe bota i njeh pasojat e konflikteve të tilla. “Luftë do të thotë fëmijë, gra dhe të moshuar në kampe refugjatësh. Do të thotë shpërngulje me forcë, shtëpi, rrugë dhe fabrika të shkatërruara. Mbi të gjitha jetë të panumërta të humbura”. Në bashkebisedimin me gazetarët kreu i Vatikanit e cilësoi Sarajevën si Jeruzalemin e Perëndimit.
l.m
Add new comment