Reforma në A. e Lartë, Fuga: “Nuk njeh faktin se jemi akoma në situatën kur 70 % e diplomave japin dije që nuk i duhen as dreqit. E ne flasim për ca operatorë që qenkan performantë...Hipokrizi e gjallë!”

Artan Fuga i rikthet sot në “Facebook” çështjes së arsimit të lartë dhe reformës që qeveria po kryen në këtë fushë. Fuga përsërit kritikat që ka shprehur edhe më herët, por shton kësaj radhe se reforma e ndërmarrë i qëndron larg problemeve, ndonëse propagandohet arritje. Në stilin e njohur tashmë të reklamimit të çdo gjëje si sukses, edhe ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë, me gjasë po fshehin një mori problemesh të cilat kanë pasoja afatgjatëa. “…Kemi të bëjmë me një projektligj shumë të keq, por këtu nuk dëshiroj të përsëris. Pasojat e tij do t'i paguajë kultura kombëtare dhe formimi shkencor i rinisë në 20 vitet e ardhshme, por atëherë do të jetë shumë vonë. E para, sistemi universitar në Shqipëri, në masën nga 40 deri në 70 për qind bën punën e formimit të përgjithshëm që i takon gjimnazit. Pa pasur një ligj të ri të mirë për arsimin parauniversitar dhe pa transformuar krejtësisht situatën atje, as mos na shkojë në mendje të reformojmë universitetin…E dyta, na duhet një projektligj për integrimin e tregut, shoqërisë, dijes, sepse pa atë ne ende do të japim mësim në auditore me 80 për qind të papunë të ardhshëm…Diplomat janë me vlerë pothuajse zero, për shkak të injorimit që shoqëria i bën diplomës. Së treti, na duhet një projektligj për meritokracinë. Të rinjtë thonë se nuk duhet diploma, por tesera e partisë, ajo hap rrugën e karrierës. Nëse meritat e shkollimit nuk mbahen parasysh, atëherë çdo gjë është e kotë. Së katërti, na duhet të ndajmë kompetencat e mësimdhënies, dhe vlerësimin që te ne e bëjnë të njëjtët njerëz. Te privati dhe te publiku kemi një vlerësim të padijes si dije, sepse nuk dalim dot nga një mjedis autist. Ky projektligj as u afrohet fare këtyre problemeve dhe nuk njeh faktin se jemi akoma në situatën kur 70 % e diplomave japin dije që nuk i duhen as dreqit. E ne flasim për ca operatorë që qenkan performantë...Hipokrizi e gjallë!”, shkruan Fuga.
s.z
Comments
z. Fuga, Ne qofte se Tirana
<p>z. Fuga, Ne qofte se Tirana ka rene(kam te njejtin mendim me ju,por jo vetem Tirana),do te thoshja se edhe arsimi ne pergjithesi dhe ai universitar e pasuniversitar veçanrisht, jo vetem qe kane rene por mendoj se nuk do te ekzistojne me ndoshta per disa dekada.Ne Shqiperi do te vazhdoje militantizmi partiak,klientelizmi,korrupsioni,imoraliteti,demagogjia,gazetaria klienteliste partiake,kodi zgjedhor kryepartiak antidemokratik,oligarkia dhe gradualisht falimentimi i shtetit,ne shkalle te plote besoj pas viteve 2020,sepse kane mbetur edhe disa asete nga koha e monizmit,e ministrateve te tipit MYQEREM,te pa koruptueshem.</p><p>Sot,ne te quajturit universitete,ka "pedagoge dhe studente",ka klasa,banka dhe karrike,por nuk ka dije te mirefillta shkencore,nuk ka laboratore mesimore,nuk ka laboratore shkencore,nuk ka problematike shkencore kombetare,nuk ka punonjes shkencore apo shkencetare,nuk ka paisje qofte edhe te thjeshta laboratorike,aparatura jo e jo,diplomat behen te sajuara,mungon kerkimi shkencor piramidal,mungojne institucionet kerkimore,pasuria kombetare u jepet firmave te huaja ne rruge burokratike,nga "specialiste" apo militant partiak te prodhimit sude,pa vendime institucionesh shkencore te cilat u zhduken pa nam e nishan,sepse ishin pengesa per veprimet klienteliste dhe allishverishet me bashkepunues vendas ose te huaj.Rezultati:u shkaterrua çdo gje pozitive e krijuar gjate 50 viteve,deri ne asgje pas viteve 1990. Nuk eshte nihilizem eshte e verteta e sotme e varferise ekstreme,e papunesise totale,e popullit refugjat me te vetmen shprese nga syte kembet.Te vetmet arritje: Kishim nje parti,sot shyqyr kemi mbi 50 te tilla,kishim 1-2 universitete,sot kemi rreth 50 pseudouniversitete,kishim shume institute kerkimore per çdo fushe te ekonomise,sot nuk ekzistojne me,kete fat paten edhe shume fabrika,uzina,kombinate,ndermarrje te medha bujqesore dhe industriale etj.etj. sepse do te beheshin gjasme "fringo" te reja me "çekun e bardhe". Sot kemi nje unitet midis politikaneve dhe popullit.Populli i don shume ata,i rrethon me dashuri,i duartroket nga zgjedhjet ne zgjedhje,ben sikur u beson premtimeve te tyre,por ne te vertet nuk ka nevoje per premtimet e tyre por vetem per ata vet.</p>
Add new comment