Halim Kosova, zgjedhje e të dyja palëve. Në vitin 2007 Edi Rama e propozoi për President. Berisha refuzoi. Sot PD-ja e ka kandidat për Tiranën

Postuar në 09 Qershor, 2015 07:44

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur për fushatën zgjedhore dhe mbarëvajtjen e saj. Meta ka shpallur edhe qëllimin e LSI-së për këto zgjedhje që është “Arritja e standardeve”. Ai ka prezantuar edhe një spot të partisë së tij që flet kundër manipulimit të votës, dukuri kjo për të cilën LSI-ja është akuzuar shumë në të shkuarën. Por nuk ka munguar edhe diversioni “i detyrar” i Metës. Duke komentuar një deklaratë të Berishës, sipas të cilit në vitin 2007, Edi Rama propozoi Halim Kosovën për president, Meta ka shtuar se kjo është “një gjysmë e vërtetë”. Pjesa tjetër, që Berisha nuk e thotë, është se Kosova u refuzua pikërisht nga Berisha. Ky “incident” që del në media për herë të parë flet për teatrin e madh të kësaj fushate: një kryeministër që deklaron se Halim Kosova i duhet Tiranës si gjinekolog, ndërkohë që kur ishte më i ri, e propozonte për President. Dhe një opozitë që deklaron se Halim Kosova është më i miri për Tiranën, por duke i mohuar këtij besimin për detyra më të larta. Një gjë ngjan e sigurtë: Kosova është zgjedhje nga të dyja palët, por refuzimi i Berishës flet në favor të idesë se kandidati Kosova nuk është besnik i askujt, as dishepull.

s.z

 

Comments

Submitted by Ano (not verified) on

<p>Ju botuesit e shkrimeve ne Respublica ose sia kini idene fare ca behet ose jeni te njeanshem: ne kete shkrim thoni qe Kosova eshte zgjedhje e te dyja paleve - si mund te thuash qe eshte zgjedhje e te dyja paleve kur behet fjale per raste komplet te ndryshem dhe me kete diference kohe? si mund te thuash qe eshte zgjedhje e te dyja paleve kur Sali trimi e ka refuzuar ne 2007 si kandidat per President ? Nuk ma merr mendja se Saliu e vleresonte aq shume Kosoven sa qe nuk donte ta bente president meqe i dukej nje kandidat potencial per partine ?!?!?!? Ndoshta eshte e vertete vetem ne endrren e autorit te ketij shkrimi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.