Shuhet aktori britanik Christopher Lee, i njohur edhe si konti Drakula

Postuar në 11 Qershor, 2015 08:23

Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare aktori britannik Christopher Lee, protagonist i disa prej filmave horror më të suksesshëm në botë. Aktori i kontit Drakula dhe i Sarumanit tek Lordi i Unazave, ka ndërruar jetë në spital pas problemeve kardiake dhe respiratore që ka pasur së fundmi. Aktori vetëran Lee ka luajtur në mbi 250 filma. Sukses të jashtëzakonshëm aktori britanik pati edhe me pjesëmarrjen e tij në një prej episodeve të serialit 00 7, ku ka luajtur rolin e Skaramangës. Në karrierën e tij profesionale një nga kulmet e aktorit është shënuar me pjesëmarrjen në “Star Wars” dhe “Wicker men” . Mësohet se aktori ka vdekur të dielën në 7 qershor, në Londër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.