Gjermanët nuk nuk janë më solidarë me NATO-n. Analisti Knigge: “Ose të shpëtohet aleanca, ose të mendohen zgjidhje alternative”

“Pew Research Center” ka organizuar një sondazh rezultatet e të cilit zbulojnë frymën e vërtetë të opinionit në Perëndim në raport me Rusinë, por edhe në solidaritetin që buron nga amendamenti 5 i NATO-s. “Shumica e gjermanëve nuk do t'i vijë në ndihmë ushtarakisht partnerëve të NATO-s në rast rreziku. Kjo nuk është vetëm e turpshme, por rrezikon të rrënojë aleancën”, shkruan në “Deutsche Welle” Michael Knigge. Sinjalet që vijnë nga Gjermania në këtë drejtim flasin për një shkëputje përherë e më të madhe nga komplekset e trashëguara nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat në kontekstin e mosekzistencës së armiqve ideologjikë, mund të relativizojnë shumë kohezionin e Aleancës, pse jo edhe të krijojnë pole në vizionin strategjik të Perëndimit. “Rezultati i studimit nuk është shumë i papritur. Fundja ftohja e ngadaltë e lidhjes transatlantike është diagnostikuar dhe kritikuar herë pas here. Kështu për shembull para një viti për herë të parë një shumicë e gjermanëve, sipas një sondazhi të German Marshall Fund, thanë se Gjermania në politikën e jashtme dhe të sigurisë duhet të pavarësohet më shumë nga SHBA…Dhe megjithatë sondazhi i fundit është i rëndësishëm, sepse nxjerr plotësisht në dritë çështjen thelbësore të aleancës transatlantike: Detyrimin për të ndihmuar në bazë të nenit 5 të traktatit të NATO-s. 66 vjet më vonë - dhe të konfrontuar ne një skenar që për shkak të qëndrimit rus në Ukrainë mund të përceptohej si nevojë për mbështetje- shumica e gjermanëve e shpall praktikisht të dalë mode thelbin e traktatit të NATO-s. Mbështjetje ushtarake për shtetet Baltike në rast të një sulmi të madh rus?? Jo falemnderit, thonë 58 përqind e gjermanëve. Kaq serizosisht nuk e kemi patur, kur kemi thënë mbrojtje kolektive”, vijon Knigge. Po ku konsiston atëherë thelbi i sigurimit kolektiv, sa kohë që një vend që shpallet se kërcënon paqen e kontinentit, nuk kundërshtohet? Knigge nuk ka një përgjigje, por e komenton mendimin dominues të gjermanëve sit ë turpshëm. “Duke marrë parasysh historinë gjermane kjo është e turpshme dhe tregon se është harruar historia. Është një shuplakë e fortë për evropianolindorët, por duke kujtuar bllokadën e Berlinit edhe për amerikanët. Nëse situata bëhet me të vërtetë serioze, ky është mesazhi nga Gjermania për baltikët, polakët dhe amerikanët, atëherë ne do t'ju mbështesim mundësisht moralisht, por jo ushtarakisht. Dëmi simbolik është i madh - dhe do të vazhdojë të ketë efektin e vet”, vijon analisti gjerman. Duke lexuar një gërryerje në bazamentin e angazhimeve të NATO-s, Knigge sugjeron që ideja e përshtatjes, apo edhe e eliminimit të aleancës duhet diskutuar hapur. “Traktati i NATO-s është i paprekshëm. Ai nuk është. Mund të argumentohet që aleanca ushtarake transatlantike është anakronike dhe duhet të përshtatet, ose madje të anullohet. Por atëherë kjo duhet diskutuar hapur dhe duhet zbatuar. Nëse gjermanët dhe dy anëtarë të mëdhenj të NATO-s nuk janë të gatshëm, që të mbështesin aleatët në rast nevoje edhe ushtarakisht, atëherë gërryerja e aleancës ndoshta ka filluar. Tani është koha, ose të bëhet diçka për të shpëtuar aleancën, ose të prezantohen zgjidhje alternative më realiste. Për fat të keq e kaluara na mëson, se gjermanët dhe europianët ndoshta nuk do ta bëjnë as njërën dhe as tjetrën”, shkruan Knigge.
s.z
Add new comment