Fitore historike 1 - 0 në miqësore me Francën. Shqipëria tregon "dhëmbët" përpara sfidave ventimtare me Danimarkën dhe Serbinë

Përfaqësuesja jonë e futbollit ka arritur një fitore historike me Francën në ndeshjen miqësore që u luajt në Elbasan Arena. Kombëtarja udhëhoqi 1 me 0 që nga minuta e 43 e pjesë së parë pas një goli spektakolar të Ergys Kaçes. Mesfushori i Paokut realizoi me një goditje jashtë zone. Kombëtarja zhvilloi një pjesë të parë te mire, duke zotëruar lojen për shumë minuta. Lenjani ka patur disa raste shënimi në zonë, por nuk ka arritur të kalojë portierin Lori. Nga ana tjetër mbrojtja kuqezi ka treguar siguri dhe nuk ka lejuar francezët të rrezikojnë. Një debutim për tu vlerësuar për mbrojtësit Ajeti dhe Aliji. Në pjesën e dytë Deshamp bën disa ndryshime duke lraguar nga fusha Zhiru dhe Paje duke aktivizuar Pogba dhe Fekir. Kjo është fitorja e parë e Shqipërisë me Francën. Të dyja ekipet janë pjesë e grupit I, ku Franca si vend organizator kalon automatikisht në finalet e Euro 2016. Ndonëse një ndeshje miqësore, fitorja përballë ekipit të Deshamp konfirmon ecurinë e mirë të kombëtares sonë në këto eleminatore. Dy takimet e radhës me Danimarkën dhe Serbinë do të jenë vendimtare për kuqezinjtë që si asnjëherë tjetër kanë shpresa të mëdha për t’u kualifikuar në Euro 2016.
l.m
Add new comment