Rama flet për një fushatë të kursyer e të qetë dhe shuan zërat se mban antiplumb: “Çdo popull ka budallenjtë e tij”

Stafi i kryeministrit por dhe ai vetë, ka rënë dakord që kamera e një televizioni ta ndjeki gjatë një dite të fushatës. “Ora News” e ka bërë të mundur këtë gjë, pikërisht nga fushata e kryeministrit ne Berat. Po ashtu kryeministri vjen dhe me një intervistë ku mes të tjerash shefi i qeverisë shuan kureshtjen e jelekut antiplumb. “Nuk kam mbajtur ndonjëherë antiplumb” i përgjigjet Rama pyetjes së gazetares. Ndërsa ndërhyrjes se në këtë mënyrë shuhen dhe zërat që flasin për të kundërtën, Rama i përgjigjet: “Çdo popull ka budallenjtë e tij”. Kurse pyetjes tjetër se është akuzuar shumë nga kundërshtarët, për shpenzimet e fushatës dhe përdorimin e administratës, Edi Rama i përgjigjet: “Nuk merrem me këto idiotësira. Kjo është fushatë shumë e kursyer dhe mjaft e qetë. Fushata e parë që shkollat nuk mbyllen kur shkon kryeministri për takim”.
l.v
Comments
Por nuk ka popull qe ka ne
Por nuk ka popull qe ka ne krye nje "tr.p" si ty se gjithe popujt kane budallenjte e tyre, e dime.
Add new comment