Ja si “lulëzoi” Shëngjini: Sekuestrohen 10 mln euro pasuri kriminale të Astrit Nimanit, mes tyre 4 pallate

Postuar në 16 Qershor, 2015 15:31

Gjithçka kishte fituar nga veprimtaria kriminale, e kishte investuar në Shëngjin. Një pjesë e mirë e panoramës së sotme bregdetare të qytetit është fryt i ndërtimeve të Astrit Nimanit. Pas hetimeve një mujore, policia e Lezhës ka sekuestruar sot 10 milionë euro pasuri të paluajtshme, produkte të veprimtarisë kriminale të këtij personi.

Nimani, i cili është arrestuar më 15 nëntor 2013 në Serbi dhe me datë 20 nëntor është ekstraduar drejt Italisë. Nimani ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit të Milanos me vendim të datës 26. 11. 2009, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2 e ndodhur në Shëngjin.

Një godinë 13-katëshe, ndodhur në Shëngjin, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe Parkimi.

Një godinë 13-katëshe, e ndodhur në Shëngjin, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe Parkimi.

Një godinë 10-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngiinit  me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe Parkimi.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.