Reagon Q. Sejdini: “Asnjëherë nuk kam pasur nevojë të "shantazhoj...”. Unioni i Gazetarëve: “Pasazhi është përdorur për qëllime politike”. Dhe më tej: “Nuk jemi palë me asnjë”(përditësuar)

Një ditë pas publikimit të videos ku përfshihet kreu i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, ka reaguar ky i fundit. Sejdini deklaron se bëhet fjalë për një bisedë informale me gazetarë, bërë në fund të vitit të kaluar. Më tej ai shton se ka mbështetur përherë mediat, duke apeluar në fund që edhe organizatat e gazetarëve “të shikojnë me prioritet këtë rast, që përdoret politikisht, për të thënë edhe ato fjalën e tyre, sesi mund të ndërhyhet në një proces zgjedhor”. Me sa duket një ftesë edhe për kreun e Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, që në vitin 2012 ka dhënë një certifikatë vlerësimi për Sejdinin. Më poshtë deklarata e plotë:
“Duke marrë shkas nga reagimi publik për një pasazh videoje që po qarkullon në disa televizione dhe media online, më duhet të sqaroj se:
Biseda e sinqertë dhe informale është zhvilluar në një nga takimet e mia me gazetarët vitin e kaluar, përpara se të fillonim takimin zyrtar. Kam shkëmbyer mendime dhe kam dëgjuar shqetësimet e gazetarëve gjatë atij takimi, dhe më vjen keq, që, pasi i dëgjova shqetësimet e tyre, ajo copëz bisedë konstatimi po shfrytëzohet politikisht dhe ka dalë nga konteksti real i deklaruar në atë takim i vitit të kaluar. Ndjej keqardhje për keqkuptimet e krijuara në mediat qendrore, pasi besoj se gazetarët me të cilët punoj në qytetin e Elbasanit në mënyrë të përditshme, e dinë shumë mirë rrethanën e bisedave që ne po bënim edhe për zhvillimin dhe ecurinë e medias në tranzicionin shqiptar, ku, sikurse të gjithë e dimë, edhe gazetarët, siç evidentojnë vetë organizatat e tyre, kanë probleme.
Asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk kam pasur nevojë të "shantazhoj" ndonjë gazetar, apo botues e pronar mediash, për të emëruar apo shkarkuar ndonjë prej tyre, pasi në tetë vite drejtim në Bashkinë e Elbasanit, kam krijuar me ta, një raport të shkëlqyer komunikimi e bashkëpunimi.
Bashkia e Elbasanit, është një institucion i hapur për gazetarët; mbledhjet e Këshillit Bashkiak ku unë marr pjesë gjithmonë, janë mbledhje të hapura. Zyra e shtypit e bashkisë së Elbasanit, është një urë komunikimi mes meje si kryebashkiak dhe qytetarëve, jo vetëm në Elbasan, por edhe më gjerë. Kam mbështetur trajnime, organizime dhe seminare për fuqizimin e medias, dhe kam inkurajuar profesionalizmin në radhët e tyre. Ndjej keqardhje, që janë mediat tashmë, që nëpërmjet asaj copëze bisede të shkëputur nga konteksti i saj i vërtet, po përdoren për qëllime politike, duke ndërhyrë ditën e fundit në fushatën zgjedhore. Përdorimi i këtij fakti tre ditë përpara zgjedhjeve, nga ana e opozitës dhe mediave të lidhura me të, flet qartë për përpjekjet e dëshpëruara të kandidatit rival dhe mbështetësve të tij në qytetin e Elbasanit, për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore, dhe ky, është shantazhi real. Pas datës 22 qershor, sigurisht do të vazhdoj të kem marrëdhënie partneriteti dhe bashkëpunumi, jo vetëm me gazetarët lokalë në qytetin e Elbasanit, por edhe me shoqatat dhe organizatat e gazetarëve. Nga ana tjetër, inkurajoj shoqatat e gazetarëve, që të shikojnë me prioritet këtë rast, që përdoret politikisht, për të thënë edhe ato fjalën e tyre, sesi mund të ndërhyhet në një proces zgjedhor”. Dhe Sejdini bëri apelin, Unioni i Gazetarëve nuk vonoi me një reagim. “Filmimi në fjalë është realizuar kohë më parë dhe ka te beje me nje bisede informale e cila eshte teansmetuar fragmentalisht dhe jashte kontekstit. Unioni i Gazetarëve të Elbasanit, bën me dije se ne asnje rast nuk kemi pasur denoncime apo ankesa nga kolege per ekzistencen e nje video- rregjistrimi ku te shantazhohen mediat apo gazetaret. Ne shprehim opinionin se publikimi i nje pasazhi te tille ku shfaqet vetem nje protagonist elektoral, është përdorur në kohë të vonuar dhe ndoshta për qëllime politike.
Unioni i Gazetarëve të Qarkut të Elbasanit deklaroni se : problemet tona në marrëdhëniet me institucionet apo me individë me pushtet, i kemi zgjidhur dhe perballuar me reagim te perhershem solidar dhe me profesionalizem. Unioni i Gazetarëve të Elbasanit nuk është pale me asnjë subjekt politik dhe nuk do të jetë edhe në të ardhmen. Sqarojme se sa i perket nje certifikate te dhene per ish-kryetarin e Bashkise se qytetit ne vitin 2012, kjo ka te beje me nje veprimtari te fundvitit te Deges sone, ne te cilen sipas tradites disa vjecare ne vleresojme dhe shprehim mirënjohje për isntitucione apo personalitete lokale dhe më tej, Dega e Unionit ka pasur si parim vlerësimin e partneritetit institucional dhe punën për mbrojtjen e lirise se medias ne vend”, thuhet në deklaratë. E thënë thjesht: Unioni i ka bërë temena Qazim Sejdinit.
s.z
Comments
Z. Sejdini me siguri qe ju
<p>Z. Sejdini me siguri qe ju kane montuar dhe audion tek video pasi biseda dukej qe ishte teper dashamirese!</p>
Add new comment