Saranda “shpëton” nga mallkimi. PBDNJ deklaron mbështetje për kandidatin e PD-së. Komplikohet situata për socialistët

Vështirësohet edhe më tej suksesi i eksperimentit elektoral të Koço Kokëdhimës në Sarandë. Sot, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka deklaruar mbështetjen e hapur për kandidatin e PD-së në Sarandë, Kreshnik Bozho. Kështu rivalja e tij, Floriana Koka do të ketë kundër edhe një sasi votash, që përndryshe mund të merrnin tjetër drejtim. PBDNJ fiton shumë në bashkinë e Finiqit, ku PD-ja tërhoqi kandidatin e vet, Karajani. Me këtë lëvizje, të dyja partitë fitojnë praktikisht: Bozho edhe kështu kishte avantazhe, pasi është një njeri i qytetit të Sarandës që merr mbështetje nga të gjitha grupet. Por me këtë rast shmanget edhe mundësia e mallkimeve të radhës. Kështu Floriana Kokës i kthehet në jetike vota e PDIU-së që duhet thënë se nuk honepset shumë nga Kokëdhima. Kjo nisur nga qëndrimet e tij publike. Vetë PBDNJ ka peshë në qytet, madje ka qenë subjekti i parë që ka drejtuar Bashkinë pas zgjedhjeve të vitit 1992. Që atëherë e deri më sot, PS-ja e ka drejtuar bashkinë vetëm dy herë, një herë me Adrian Shehun e një herë tjetër me Stefan Çipën. Një votim domethënës ishte edhe ai i vitit 1997, ku në garën e vet, Gramoz Ruçi, fitoi vetëm në balotazh. Të paqarta janë edhe arsyet se përse PS-ja zgjodhi Floriana Kokën në Sarandë, por burime nga kjo parti bëjnë me dije se në fillim kryemimistri kishte menduar që në Vlorë të kandidonte një femër. Ide kjo që nuk është pritur mirë e me sa duket ka çuar edhe në rrokadën me Sarandën.
s.z
Comments
Minoritaret prirjen e kane
<p>Minoritaret prirjen e kane majtas,se thote Dulja 48 ore nga votimi votoni djathas...sdo te thote se e degjon njeri...Dulen se pjerdhin te tijte ne Himare jo me ne Sarande.</p>
Add new comment