Raporti i DASH: Shqipëria, mbështetëse e fortë e përpjekjeve anti-terroriste dhe një vend burim për luftëtarë të huaj terroristë që shkojnë në Siri dhe Irak

Postuar në 19 Qershor, 2015 14:53

“Shqipëria vazhdoi të ishte një mbështetëse e fortë e përpjekjeve anti-terroriste gjatë vitit 2014 dhe u bë pjesë e Koalicionit Global kundër grupit Shteti Islamik. Shqipëria i dhuroi një sasi të madhe armatimi dhe municioni luftëtarëve Peshmerga në veri të Irakut. Shqipëria është një vend burim për luftëtarë të huaj terroristë që shkojnë në Siri dhe Irak” këto janë pjesë kur flitet për Shqipërinë, nga raporti i Departamentit të Shtetit për terrorizmin. Më pas raporti cilëson se legjislacioni shqiptar i dënon aktet terroriste, financimin e terrorizmit, transferimin e fondeve që financojnë terrorizmin, rekrutimin dhe trajnimin e individëve për të kryer akte terroriste, nxitjen, krijimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste. Por ndërkohë raporti evidenton se Shqipëria nuk ka kapacitetet për të grumbulluar të dhëna biometrike veç atyre të kartave të identitetit dhe pasaportave që paraqiten në pikat e kalimit kufitar. Por raporti nuk harron tw thotë se korrupsioni, i kombinuar me një sistem të dobët drejtësie, vazhdon të pengojë përpjekjet e Shqipërisë për zbatimin e ligjit.

 

http://www.zeriamerikes.com/content/albania-dash-terrorism-report/2829546.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.