“Amigo”, Jennifer Lopez ka vithet më të mira latine
Madrid, 20 mijë lexues morën pjesë në një anketë e cila shpalli fituese këngëtaren Jennifer Lopez. Ajo u cilësua si bukuroshja latine me vithet më të bukura nga 29% e lexuesve duke kryesuar listën bindshëm. Ajo shumë vite më parë, pikërisht këtë pjesë të trupit e ka siguruar për shumën prej 27 milionë dollarëve, në rast se i ndodh ndonjë aksident.
Mbase vendimi i lexuesve ka të bëjë me faktin se gjatë koncerteve që ka mbajtur Jennifer Lopez nuk ka nguruar të nxjerrë në pah armën e saj më të fortë.
Aktorja Eva Mendes ka rrëmbyer 20% të votave. Pozita e tretë i ka takuar këngëtares së famshme kolumbiane Shakira, e cila është dashur të kënaqet me 18% të votave.
Pozita e katërt shkon për yllin e serisë së popullarizuar “Desperate Housewifes”, Eva Longoria, e cila ka marrë 17% të votave, ndërsa Sofia Vergara renditet e fundit me 16% të votave.
Add new comment