“Amigo”, Jennifer Lopez ka vithet më të mira latine

Postuar në 12 Qershor, 2013 15:27

Madrid,  20 mijë lexues morën pjesë në një anketë e cila shpalli fituese këngëtaren Jennifer Lopez. Ajo u cilësua si bukuroshja latine me vithet më të bukura nga 29% e lexuesve duke kryesuar listën bindshëm. Ajo shumë vite më parë, pikërisht këtë pjesë të trupit e ka siguruar për shumën prej 27 milionë dollarëve, në rast se i ndodh ndonjë aksident. 

Mbase vendimi i lexuesve ka të bëjë me faktin se gjatë koncerteve që ka mbajtur Jennifer Lopez nuk ka nguruar të nxjerrë në pah armën e saj më të fortë. 

Aktorja Eva Mendes ka rrëmbyer 20% të votave. Pozita e tretë i ka takuar këngëtares së famshme kolumbiane Shakira, e cila është dashur të kënaqet me 18% të votave. 

Pozita e katërt shkon për yllin e serisë së popullarizuar “Desperate Housewifes”, Eva Longoria, e cila ka marrë 17% të votave, ndërsa Sofia Vergara renditet e fundit me 16% të votave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.