Cyrus: Alkooli, më i dëmshëm se bari
Miley Cyrus ka folur në favor të kanabisit në një intervistë për revistën 'Rolling Stone', duke theksuar se "bari është shumë më pak i dëmshëm se alkooli".
Kur u pyet nëse kishte tymosur ndonjëherë kanabis, këngëtarja qeshi dhe tha: "Nuk mund t'i bësh dikujt këtë pyetje dhe të presësh një PO si përgjigje. Kam bërë një këngë me Snoop Dogg dhe nxirreni vetë përfundimin. Unë mendoj se alkooli është më i rrezikshëm se kanabisi".
Cyrus pastaj shtoi: "Kam parë shumë njerëz që janë shkatërruar nga alkooli, por ende nuk kam parë dikë që të jetë shkatërruar nga bari. Në Kaliforni është i ligjshëm kanabisi dhe ndërkohë që është i ligjshëm mendoj se ka shumë gjëra të tjera më të rrezikshme”.
Add new comment