Julia Roberts,më e lumtur se kurrë feston 11 vjet martesë
Ata rrallë herë shfaqen në publik,e aq më tepër bashkë. Preferojnë të jetojnë të veçuar në fermën e tyre në New Mexico.
Por kësaj here,paparacët ia kanë dalë mbanë dhe kanë fotografuar aktoren Julia Roberts dhe bashkëshortin e saj Danny Moder në rrugët e New York City.
Ajo duket më e lumtur se kurrë. Çifti do të festojë me 4 korrik 11-vjetorin e martesës së tyre dhe duken më të afërt se kurrë.
45-vjeçarja “Pretty Woman”është shfaqur me një stil të bukur e veshur në të zeza,ndryshe nga protagonistja e filmit që vendosi përfundimisht majat e klasifikimit si një prej aktoreve më të kërkuara dhe të paguara të Hollywood.
Add new comment