Brenda botës së shpejtë të mafias

Postuar në 24 Korrik, 2013 16:39

Ajo është një nga mafiet më të rrezikshme në botë. Bëhet fjalë për Yakuza-n japoneze.

Kurse Morohoshi- san është një prej anëtarëve të saj.

Ai është ylli i një dokumentari të shkurtër, të titulluar “Heroi i nëntokës: Më pëlqen që të më urrejnë”.

Filmi është realizuar nga videografi Luke Huxham, të cilit i lindi ideja për këtë dokumentar duke parë supermakina në pronësi të njerëzve të dyshimtë.

Nuk ka qenë e lehtë që të bindë dikë që të jetë pjesë e dokumentarit.

Yakuza përllogaritet se ka rreth 100 mijë anëtarë të shpërndarë në të gjithë vendin në grupe të ndryshme.

Së bashku ata përbëjnë grupin më të madh të krimit të organizuar në botë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.