Nicola Formichetti i lodhur nga Lady Gaga

Postuar në 31 Korrik, 2013 09:48

Nicola Formichetti ka rrëfyer se puna me Lady Gaga është sfilitëse. Stilisti është shumë mik i këngëtares së famshme, por ka vendosur të mos kurojë më veshjet e saj pasi i ha shumë kohë dhe energji. Sipas stilistit, Miss Germanotta ndërrohet mesatarisht 12 herë në ditë.

“Do të jetë përgjithmonë e preferuara ime, por tani e tutje për pamjen e saj do të merrte asistenti im. Jam shumë i impenjuar me projekte të tjera për ta ndjekur personalisht. Kam bërë dy albume me të dhe kam 5 vjet që bashkëpunoj me të. Në një farë mënyrë do të jem gjithmonë i përfshirë, por nuk mund ti dedikohem gjithë ditën asaj. Ndërrohet të paktën 12 herë në 24 orë, është sfilitëse”, ka thënë Formichetti për WWD.

Këtë javë Formichetti ndodhet në Tokyo ku do të lançojë linjën e tij të re të kashmirit dhe mëndafshit për Uniqlo, brand me të cilin bashkëpunon që prej vitit 2006; ndërkohë disa muaj më parë është emëruar si drejtues krijues i Diesel.

”Jetoj mes Europës, Amerikës dhe Azisë. Kam përfunduar punën si stylist për t’u përqendruar tek Uniqlo. E kam ende kohë për të bërë mijëra gjëra të tjera”, ka shpjeguar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.