Pamela Anderson dhe Rick Solomon së bashku
Pamela Anderson dhe producenti i filmave Rick Solomon të cilët kanë qenë të martuar në tetor të 2007 duket se kanë vendosur të rifitojnë përsëri kohën e humbur që ata kanë qenë të ndarë. Pas martesës së tyre në Las Vegas, ata u ndanë përfundimisht në mars të vitit 2008.
Por mesa duket edhe pse anjëri nga ata nuk ka pohuar asgjë për mediat, për një kohë relativisht të gjatë cifti ka pasur një lidhje të fshehtë. Së fundmi ata janë fotografuar në plazhet e Hawaiit duke shijuar shoqërinë e njëri tjetrit.
Aktorja 46-vjeçare ka nxjerrë në pah trupin e saj të tonifikuar me një palë bikini ngjyrë rozë, dhe shfaqej e thjeshtë pa tualet por në formë të shkëlqyer,transmeton “OraNews”.
Sipas konfirmimeve të miqve të Pamela dhe Rick Solomon mendohet se shumë shpejt do të shpallin martesën e tyre por këtë herë për të mos u ndarë më. Aktorja ka qenë e martuar dhe dy herë më parë, një herë me këngëtarin Tommy Lee e cila zgjati 3 vite dhe herën e dytë me rockerin Kid Rock martesë kjo e cila nuk zgjati më shumë se 4 muaj.
Add new comment