Çfarë ndodh kur ecën me 500 km në orë?!

A ju pëlqen shpejtësia? Po nëse do t’iu duhej të udhëtonit me 500 kilometra në orë, dhe për më tepër me tren. Videoja e mëposhtme tregon përjetimin e kësaj shpejtësie marramendëse.
Një tren i ri japonez lëviz me shpejtësi deri në 500 kilometra në orë. Javën e kaluar ai pati edhe pasagjerë, plot 100, dhe kreu një rrugëtim prej rreth 27 milje, ndërmjet qyteteve Uenohara dhe Fuefuki.
Ky tren punon me ndihmën e magnetit. Treni i quajtur “Maglev” është projektuar që të mbajë deri në 1.000 udhëtarë. Karakteristikë e tij është fakti se hunda e zgjatur e trenit zvogëlon rezistencën e erës gjatë udhëtimit të shpejtë.
Modeli “Maglev” është planifikuar të jetë gati për përdorim nga viti 2017 dhe do të kryejë shërbime për udhëtarët nga Tokio në Nagoya. Ky udhëtim zakonisht merr rreth 80 minuta, por teknologjia e trenit “Maglev” do ta shkurtojë kohën e udhëtimit në 40 minuta.