Wahlberg kryen shkollën e mesme
Nju Jork, 17 shtator- Aktori dhe producenti Mark Wahlberg tani ka shtuar edhe një titull në rezymenë e tij- atë të shkollës së mesme.
42 vjeçari pranoi diplomën e tij në muajin qershor ndërsa ka thënë për revistën “People” se katër fëmijët e tij ishin një motivim i madh për të mësuar.
“Nuk kam dashur që fëmijët të thonë, ‘Ti nuk ia ke arritur, pra çfarë të duhet ajo?’, ata kanë dëshirë që në të ardhmen e tyre të jenë të arsimuar”, ka thënë ai.
Ylli i filmit “Tedi”, i cili në fëmijëri ka pasur probleme dhe u largua nga klasa e nëntë pasi ishte akuzuar për tentim vrasje, ka thënë se marrja e diplomës është një “arritje e madhe”.
“Jam shumë i lehtësuar”, ka thënë ai.
“Pyesja veten, ‘Pse nuk e kam kryer këtë kur kisha mundësi?’ Tani në moshën 41 vjeçare është më vështirë të kthehesh dhe të bësh gjithë ato detyra të vështira”, është shprehur Wahlberg.
Add new comment