Beyonce “rrëmbehet” në skenë

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:12

Një fans i ekzaltuar ka tërhequr nga skena këngëtaren Beyonce gjatë koncertit të saj në San Paolo të Brazilit, që ishte dhe etapa e fundit e turit të saj “Mrs Carter World”. 

Spektatori është hedhur ndaj yllit të showbizit, e ka mbërthyer me krahë dhe e ka tërhequr drejt vetes, duke përfituar nga fakti që ajo ishte afruar tek fansat. 

Menjëherë kanë ndërhyrë agjentët e sigurisë që kanë liruar artisten nga mbërthimi i të riut. Beyonce ka vazhduar këngën duke treguar profesionalizëm dhe gjakftohtësi. Kur ka mbaruar këngën, ajo e ka vënë re tensionin mes adhuruesit dhe truprojave të saj, duke u kërkuar atyre që të ndalonin dhe t’i jepnin dorën atij. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.