Michelle Obama humbet luftën e parë kundër obezitetit

Postuar në 22 Shtator, 2013 15:31

Perime, ushqime integrale, fruta të freskëta, të gjitha këto nuk janë nga ushqimet e preferuara të të rinjve apo studentëve amerikanë që po ankohen për ushqimin aspak tërheqës të sponsorizuar nga zonja e parë e Amerikës. Nga ana tjetër, obeziteti vazhdon të prekë më shumë se 35% të popullsisë dhe nëse trendi nuk ndryshon, në vazhdim, një në dy amerikanë do të jenë mbi peshë.

Kohë të vështira këto për familjen Obama, por nëse Barack e gjen veten duke bërë llogaritë e ndërhyrjeve internacionale në lidhje me Sirinë, e shoqja, Michelle, po merr një zhgënjim të vogël, por për të të rëndësishëm. Sipas mediave amerikane, është kthyer në një mini-revoltë ajo ndaj Michelle, prej studentëve amerikanë që po kundërshtojnë çdo ditë e më shumë menynë anti-obezitet nëpër mensat e shkollës, iniciativë kjo me sponsorizim të zonjës së parë dhe nën ndjekjen e Ministrisë së Agrikulturës.

“Po shpërdorojmë përditë sasi të mëdha ushqimi që nuk konsumohet nga studentët, duke e hedhur poshtë”,- thonë drejtuesit e mensave shkollore që nga California në New York. Frutat e freskëta dhe perimet nuk e kanë kaluar provën e pëlqyeshmërisë prej të rinjve amerikanë që janë mësuar të hanë pulë të skuqur, gjalpë kikiriku, hamburger dhe coca-cola. Sipas ekspertëve që kanë përgatitur menynë, çdo vakt duhet t’i furnizonte ata me nga 650- 800 kalori, sipas moshës së klasave.

Por, pritshmëria prej nxënësve nuk kishte qenë aspak entuziaste, vetëm 100 mijë drejtues shkollash e kishin pranuar Brumë sfoliat me mish e perime programin, shumë më pak nga sa pritej, sado që edhe reagimi ishte i pritshëm nga Ministria e Agrikulturës, duke e njohur mënyrën e ushqyerjes së popullit të tyre. Por, për ta ngushëlluar Michelle në lidhje me këtë “dështim”, janë të dhënat e para që po tregojnë se në shumë familje, sidomos te fëmijët e vegjël, obeziteti po ulet. Natyrisht që problemi ngelet ende i rëndë në SHBA: një në 8 fëmijë është mbipeshë. Edhe për të rriturit situata po rëndohet dhe nëse kjo mënyrë ushqyerje nuk ndryshon shumë shpejt, një në dy amerikanë do të ketë probleme me shëndetin.

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Brumë sfoliat"

Dhe për këtë nuk kemi fjalë në shqip??

brumë sfoliat!byyyy

petët e brumit,se lëre në italisht të tërën pasta sfolia!!

na kërdhyet jo vetëm shqipen por dhe trurin!për italianët asqë më bëhet vonë që po ua kërdheni dhe atyre gjuhën!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.