Si ka mundësi që është lejuar të ndërtohet ai pesëkatësh?

Dje, të gjitha agjencitë e lajmeve i kishin dhënë shumë rëndësi ngjarjes së shembjes së një ndërtese pranë Ekonomikut, dhe dukej se kish bërë përshtypje më së shumti ndërtesa që mbeti më këmbë, integrale, edhe pas shpërthimit të tritolit. Madje, titujt kishin të bënin thjesht me këtë yçkël xhenierësh.
“Shteti dështon”, ishte në thelb mesazhi i troçtë apo i nënkuptuar që përcillnin titujt në të gjitha sitet, dhe merrej vesh se gazetarët i kish tërhequr ana spektakolare e ngjarjes. Ishin përgatitur që të filmonin me kamera e me aparate fotografike vidhisjen brenda sekondës të ndërtesës, për ngritjen e së cilës janë dashur muaj të tërë.
Dhe spektakli nuk u realizua, gjë që e bëri situatën edhe më spektakolare. Shumë gazetarë u fokusuan zellshëm tek ky fakt; madje, zunë të kërkonin dhe simbolika të natyrës besëtyte. Ca e ca, fjala vjen, panë tek ndërtesa “e pamposhtshme” prej tritolit shtetëror një rezistencë heroike të ilegalitetit e një humbje ndjellakeqe të shtetit. Institucionet e morën seriozisht këtë lexim allasoj të ngjarjes, dhe zunë të justifikohen duke thënë se “shpërthimi ishte i parashikuar të ishte minimal dhe i pjesshëm”.
Të bombarduar me interpretime të tilla trillane, njerëzit pyesnin dje si ka mundësi që nuk u shemb, ndërkohë që pyetja vijon të mbetet po ajo e vjetra: Si ka mundësi që është lejuar të ndërtohet? Lajmi në këtë mes pra nuk është “tritoli që doli huq”, por fakti që ndërtesa pesëkatëshe ka qenë pa leje. Dhe ajo ndërtesë nuk është ngritur brenda ditës. Brenda ditës ajo u shkatërrua, por për t’u ngritur i janë dashur muaj të tërë, dhe asnjë nga strukurat e pushtetit apo të shtetit nuk ka mundur ta ndalojë.
Do të kish pak kuptim sikur të bëhej fjalë për ndonjë ndërtim në ndonjë hinterland të largët të Shqipërisë, por në këtë rast ndërtesa është ngritur mu në zemër të Tiranës, nën vështrimin e të gjithëve dhe pas shumw denoncimesh që janë bërë. Është e habitshme se si nuk kërkohen përgjegjësit realë të kësaj situate.
Comments
Ne rradhe te pare, deri para
<p>Ne rradhe te pare, deri para dy muajsh, aty ka qene nje ndertese plotesisht me leje. Toka ku ngrihet ndertesa eshte prone private dhe i perket pronareve qe po ngrinin katet siper. </p><p>Prishja e kesaj ndertese u be per te terhequr vemendjen nga pallati qe po ngrihet brenda oborrit te Fakultetit te Ekonomise, per te cilin protestuan studentet e fakultetit, qe disponon leje te dhene nga zoti Rama ne kohen qe ishte kryetar bashkie.</p><p> </p>
Dihet kush eshte pergjegjes,
<p>Dihet kush eshte pergjegjes, lulzim basha i bashkise; qe nga 2011 eshte mbushur e gjithe Tirana me ndertime pa leje qe une do ti quaja pushtime</p>
Add new comment