Deontologjia e nëpunësit civil dhe e zyrtarit

Një shkrim polemik që Leart Kola bënte me Alfred Lelën u publikua në disa site online, dhe në njërin nga sitet, në fund të shkrimit të tij, ishte dikush që nënvizonte, me anë të një komenti ,faktin se Learti ish bërë pjesë e administratës publike; saktësisht, thosh se ai mbante postin e drejtorit të një ministrie. Kjo gjë nuk më bëri përshtypje të mirë, pasi nuk arrija dot të puqja tonet idhnake të shkrimit me përgjegjësinë e nëpunësit civil, apo funksionarit qeveritar. Mirëpo, u interesova dhe mora vesh se komentuesi ia kish futur kot më kot. Leart Kola nuk është drejtor në ndonjë ministri; të paktën, nuk ka qenë deri në momentin që ka bërë atë shkrim.
Të kuptohemi, nuk është se ka ndonjë gjë, nëse Learti bëhet drejtor. Përkundrazi, për mua do ish një lajm i mirë (me aq sa e njoh), por – përsëris – nëpunësit e administratës publike, e aq më shumë zyrtarët e një niveli të caktuar, duhet të kenë mendësinë e shërbëtorit publik, e jo mendësinë e gërnjarit, zevzekut, apo kryqtarit. Mirëpo, për fat ky nuk ishte rasti i Leart Kolës. Shkrimin polemik ai e kish bërë nga pozitat e opinionistit të lirë. Kështu që çdo gjë është ok. Askush nuk ka dhunuar rregullat e deontologjisë.
Atë që unë kisha frikë se e kish bërë Leart Kola, e bëri në fakt Elisa Spiropali, drejtoresha e doganave shqiptare. Ajo kish bërë një shkrim me tone të forta denoncuese në adresë të një ish-zyrtari. S’do kish asnjë problem me këtë shkrim, nëse ajo nuk do të ish drejtoreshë e doganave. Por nga momenti që ajo e ka pranuar këtë përgjegjësi, shkrime të tilla zemërake nuk shkojnë. Spiropali është tanimë një zyrtare e lartë e qeverisë dhe e shtetit, dhe do bënte mirë të ndahej shpejt nga Spiropali opinioniste. Te një zyrtare ne duhet të shohim një person të shtruar, të qetë, racional, etik, legal, institucional, dhe me këtë nuk po them se nuk duhet të bëjë shkrime. Përkundrazi. Mund të bëjë shkrime sa të dojë, nëse ka nge e dëshirë. Veç mos harrojë se deontologjia e zyrtares ndryshon nga deontologjia e militantes opozitare.
Comments
Pra, duke qene ne nje

Pra, duke qene ne nje funksion, zyrtari nuk mund te beje shkrime polemizuese. Kete mund ta beje dikush tjeter, analist, gazetar apo opinionist cfaredo. Elisa mund te kishte kontaktuar dike tjeter per ta bere ate shkrim, ose e thjeshte fare, mund ta kishte botuar nen nje emer tjeter, p.sh. Spiro Pali.

Gabim Muc, Learti ka qene nga

Gabim Muc, Learti ka qene nga drejtoret e pare te emeruar nga Vilajeti ne ministrine e tij, eshte raportuar ne tere mediat dhe konfirmuar nga miqte e tij.

E ne momentin qe je ne ate post nuk ka me shkrime "te lira", prej atij momenti perfaqeson postin publik 24h ne dite.

Per Spiropalen ke te drejte, po si gjithmone i bie anash e anash duke mos i permend fare faktin qe ajo ate debat e humbi rendshem, dhe ky ishte problemi me i madh, e jo thjesht faktin se morri mundimin te shkruaj apo se shkruajti dicka ne stil e fryme te gabuar.

p.s pastaj mund te hapim edhe debat se sa e meriton nje njeri qe eshte ne kufijte e analfabetit nje post te tille, po me mire e leme per sot.

Add new comment