Hitchens, miku i madh i Kosovës

Ndërroi jetë një ndër penat më të ndritura të publicistike botërore, një mik i jashtzakonshëm i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve , i cili deri në momentet e fundit të jetës, pati kohë të merret me kombin të cilin një herë e quajti “më të përvuajturin dhe më të dhunuarin nga të gjithë popujt e Europës”
Gjatë verës që shkoi pata nderin të nikoqir në një darkë me historianin më të mirë të çështjes së Kosovës Noel Malcolm, aktivisten e të drejtave të njeriut, yllin e dikurshëm të modës, Bianca Jagger, si dhe diplomatin tonë të shkëlqyer në Londër e historianin e pashoq të letrave shqipe, Bejtullah Destanin. Një nga temat ishte lidhja e stërhollë, por e fuqishme midis Kosovës dhe Britanisë. Patjetër u përmend një emër, i publicistit Christopher Hitchens. Malcolm, si një ish-gazetar dhe zonja Jagger si pjesëmarrëse aktive e skenës kulturore gjatë disa dekadave, e njihnin Hitchens. “Njeriu me gjuhë të tmerrshme dhe helmuese” tha Jagger. Dhe me të vërtetë Hitchens ka qenë i famshëm për togfjalëshat dhe sentencat kreative me numër të madh të fjalëve “të angazhuara” që jo pak njerëz i kishin quajtur urrejtëse. Si ateist i përbetuar dhe autori i librit bestseller “Zoti s’është edhe aq i mirë”, Hitchens një herë e pat quajtur Nënën Terezë si “shkurtabiqja shqiptare fanatike dhe hajneshë”; Henry Kissingerin, ish Sekretarin e shtetit amerikan e quante “mbeturinë kundërmuese”. Këta dy, së bashku me papat, Avigdor Libermanin, sheikët arabë, Kishën Ortodokse dhe majtistët e modernitetit kishin duruar me faqe e faqe sulme verbale ndër më kreativet nga ndonjë autor gjatë dekadave të punës së Hitchens.
I inkurajuar nga biseda me miqtë nga Britania, edhe ju drejtova Hitchensit me email, gjë që shkaktoi një korrespodencë modeste me te. E dija që ka kancer në ezofag dhe se nuk fliste por shkruante më dendur se kurrë. Përkundër sëmundjes dhe kemioterapisë, arriti në fund të verës ta jep edhe një kontribut të shkurtë Kosovës, e shkrou një recension të vockël librit të laburistit dhe ish-Ministrit Denis MacShane. Aty shkroi se “popujt e Kosovës – si të pastruarit etnikisht Shqiptarët ashtu edhe Serbët e eksploatuar demagogjikisht - e dinë se kë e kanë mik. Ky libër do të qëndrojë si përmendore një kohe të shtirë dhe forcës njerëzore që e mbijetoi atë”.
Nga gazeta Express
Për Kosovën, Ballkanin dhe shqiptarët kishte simpati të jashtëzakonshme. Serbët i quante racistë. Një herë pat shkruar se “është mëkat që në retrospektivë, na morri aq kohë ta diagnostifikojmë patologjinë e kombinimit të arrogancës dhe shtirjes se kinse janë gjynah, të Serbisë, sipas të cilës çka i takon atyre është e atyre, e çka i takon tjerëve është mirë të negociohet”.
Më 2010, pas verdiktit të GJND’së Hitchens, shok i ngushtë i shkrimtarëve Salman Rushdie dhe Martin Amis, me elokuencë bëri thirrje publike që Kosova të mos harrohet: “Ne humbim diçka të rëndësishme nëse e harrojmë Kosovën dhe ngjarjet e tmerrshme që sollën vetëvendosjen më në fund për dy milionë banorët e saj. Shumë gjatë të deprivuar edhe nga të drejtat më të thjeshta kombëtare dhe njerëzore, të drejtuar prej majës së pushkës kah trenat e deportimit dhe të rrezikuar nga kërcënimi besues i vrasjeve masive, këta njerëz shumë vonë u shpëtuan nga një intervenimi cili tha, fare thjeshtë, që ka limit se deri ku tolerohet thyerja e ligjeve dhe deri ku mund të turpërohet ndërgjegjja”. Përqeshte ata që barazonin situatën në Osetinë separatist me Kosovën sepse Kosova ishte “akti përmbyllës i një humbje të një skeme te keqe dhe të trentë. Shqiptarët nuk do të pranojnë restaurimin e suverenitetit serb, jo më pak se polakët që do ta refuzonin bashkimin me Rusinë”.
Mbi dhjetëra letra, korrespodenca dhe eseje i ka shkruar Hitchens për Kosovën në revistat më eminente botërore, prej Vanity Fair e Washington Post deri tek periodiku perëndimor, ku ka polemizuar edhe me miq të vjetër si Noam Chomsky për drejtësinë e luftës në Kosovë. Diku kah mesi i 1999 sulmon ashpër edhe Presidentit Klinton duke e quajtur tardhtar. Hitchens frikësohej se Clinton do ta tradhtonte Kryeministrin Blair në luftën e NATO’s dhe se do të bënte një kompromis më Rusinë që do ta ndante Kosovën dhe harronte shqiptarët. Respekti i madh ndaj amerikanëve nuk më len t’i përsëris fjalët që Hitchens përdor për Clinton, gjithmonë në mbrojtje të zellshme të çështjes së Kosovës.
Hitchens shpesh citonte edhe Trotskin nga memoaret e komunistit të famshëm rus kur ky pat raportuar për krimet serbe ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike në fillim të shekullit të shkuar. Hitchens ishte i njohur për memorie fotografike dhe dinte për Kosovën më shumë detaje se pak shqiptarë.
Anëtar i klasës së epërme britaneze, Hitchens, apo sic njihej Hitch, ka qenë ndër karakteret më jo-ortodokse të letërsisë dhe publicistikës. Në jetë private ishte herë homoseksual (pat thënë se ka flejt me dy burrështetas konservativë) herë heteroseksual (“aq jam plakur e flliqur sa që meshkujt më nuk më shikojnë”), i martuar dy herë. Ishte trockist dhe majtist tërë jetën e vet duke sulmuar bastioned dhe personat më eminent të djathtizmit, por në Kosovë përkrah intervenimin e më vonë edhe në Irak, duke lënë idealet e rinisë për tu parë si përkrahës i madh i George Bushit. U morr shumë me islamin ekstrem pas sulmit terrorist më 11 shtator.
Polemizues i hatashëm, polemikën e fundit e shkroi pak ditë para se të vdiste. I diagnozuar me kancerin terminal dhe duke lënguar nga pasojat e kemioterapisë shkatërruese, në të shprehu zhgënjimin personal me thënien e vjetër popullore “çka nuk të vret, të bën më të fortë”, duke ruajtur edhe në çastet e fundit të jetës ironinë tipike.
Comments
Petrit Selimi më shkruan për

Petrit Selimi më shkruan për Hitchens?! Kjo është fyerje për Hitchensin. Petrit Selimi është një gjysmëanalfabet dhe një hajn ordiner që punon për hajnat e PDK-së në Prishtinë. Një snob kundërmues i Prishtinës. Muç mos na e fyej inteligjencën me kësi lloj njerëzisht të lutem!

--SotNew YorkTimes fliste

--SotNew YorkTimes fliste perseri per te dhe midis te tjerave jepte nje nga shprehjet e tij monumentale ne lidhje me Besimin fetar ku ai thote :

....... Besimi fetar Helmon shoqerine njereszore ....

He was really one of a kind --Hitchens was an Oscar Wilde of our time

Oj motra Resmë, po pse nuk po

Oj motra Resmë, po pse nuk po shkruan ti pra për Hitchens-in. Ndoshta qe je analfabet, pikërisht për atë nuk shkruan. Përgëzime për këtë, se ta dish qe nuk je e dijshme, nuk eshte padituri. Ti moj moter e mjere, nese ke vrejtje per ate qe ka shkruar Perit Selimi, merr lapsin, e tregoji atij dhe neve. E jo vetem pse e njeh dike, e ke pa ne tv apo ne kafe e ja ke marr inati ashtu kot per budallaki, t'qohesh t'fyesh njerz, kinse ata po ta fyekan intelegjencen ty. E fyera nuk ka se si te fyhet.

"Si ateist i përbetuar dhe

"Si ateist i përbetuar dhe autori i librit bestseller “Zoti s’është edhe aq i mirë”, Hitchens një herë e pat quajtur Nënën Terezë si “shkurtabiqja shqiptare fanatike dhe hajneshë”; "

Libri "God is not great" nuk perkthehet keshtu sic thoni ju, por "Zoti nuk eshte i madh", nje kundershtim fjalesh me shprehjen "God is Great" e cila eshte perkthimi i "Allahu Ekber" e myslimaneve.

Kritikat e Hitchens ndaj Nene Terezes kane qene shume te rrepta, ai ka arritur deri atje sa e ka quajtur ate "engjellja e ferrit" dhe e akuzonte se nuk mundohej te zgjidhte problemin e varferise por e glorifikonte ate dhe e perdorte per propagande fetare katolike ne kerkim te te konvertuarve.

Nders persa i perket "islamit ekstrem", Hitchens per mendimin tim ka kaluar ne ekstremizem dhe islamofobi aq sa ai kreditohet me perhapjen e termit "islamo-fascism", term teper fyes dhe anti-mysliman qe perdoret me zell nga tipa islamofobe, si njefere Blerim Latifi nga Kosova mes te tjeresh...

Arnavut, per mendimin tim

Arnavut, per mendimin tim Hitch ka pasur te drejte kur e ka quajtur Nene Terezen fanatike dhe hajneshe, ajo ato para qe grumbollonte nuk i perdorte per spitale ose qendra rehabililitimi, ajo ndertonte qendra misionaresh ne te githa cepat e botes siç jane duke bere ato Turqit qe keni qejf juve ( meqe nicknamin e paske arnavut), me githe ato para qe grumbullonte Nene Tereza linte ato indianet e shkrete te vdisnin ne menyre mizore, siç thoshte Hitchens ajo nuk ishte mik i te varferve por mik i varferise.

Persa i perket islamit ekstrem, kur shikon se çfare behet ne vende ku zbatohet sheriati islam, ku grate vriten me gure sepse kane tradhtuar burrin ta quash kete "islamo fashizm" eshte pak bile.

C'do gje qe tha ky

C'do gje qe tha ky intelektual per fene ishte e vertete.

Nene tereza do behet shenjt tani. Ca feje eshte krishterimi. Edhe mekataret i ben "te shenjte".

Hitchens zgenjeu me qendrimin qe mbajti gjate luftes se Irakut. E ngaterroi me nderhyrjen ne Kosove kur ato ishin teresisht te ndryshme.

Per te tjerat ishte gjithmone nje kenaqesi ta shikoje ne debat. Erudit i vertete.

Ceshtja e Kosoves ishte

Ceshtja e Kosoves ishte ceshtje kapitale ndaj do bente rreth vetes shume njerez, te kategorive nga me te ndryshme.

Iu prefte shpirti ne paqe !

Mbetem me peshtypjen qe ajo qe e motivoi me shume Hitchens per te perkrahur Kosoven ishte urrejtja ndaj serbeve dhe kokefortesise se tyre per te mos u dominuar se sa dashuria ndaj shqiptareve.

Qendrimet jetike te ketij personazhi nuk me flasin per nje frymezim madhor, idealist e humanitar, por per nje moral subversiv ndaj cdo stukture sociale kompakte.

Mbahej per ateist, ndersa ne fakt kur i afrohej te dyzetave zhvilloi nje dashuri te vecante per judaizmin.

Justifikoi politiken e agresionit ndaj Irakut dhe se fundmi ndaj Iranit dhe harroi c'kishte shkruar dikur per 4.7 milion refugjatet palestineze.

Pavaresisht motiveve, te cilat i zbulohen permes qendrimeve ne teresi, per shqiptaret ka qene shume i dobishem !

Add new comment