"Diktarori" humb rolin e Freddie Mercury
Sacha Baron Cohen ishte i parapëlqyeri për rolin e Freddie Mercury në një film autobiografi të këngëtarit legjendar, por u refuzua për shkak të personalitetit të veçantë të krijuar prej tij në kinematografi.
Protagonisti i filmit "Diktatori" apo "Borat" ishte favorit për këtë rol për shkak të ngjashmërisë së tij të madhe me këngëtarin.Megjithatë, ishte kitaristi i grupit "Queen", Brian May, i cili do të marrë pjesë së bashku me pjesën tjetër të bandës në këtë autobiografi ai që ndikoi në ndryshimin e vendimit të producentëve.
Freedie Mercury majtas dhe Sacha Baron Cohen ne rolin e tij tek "Borat" djathtas
"Në fillim dukej si një ide e mirë që roli të besohej Sacha Cohenit, por më pas kuptuam që ai ka një identitet televiziv shumë të ndryshëm. Cohen ka krijuar një stil krejt unik në komedi dhe nuk ishim të sigurt nëse do të mund të portretizonte si duhet Freddien, për shkak të reputacionit të tij", tha May .
Comments
"Film autobiografik", "liber
<p>"Film autobiografik", "liber autobiografik", domethene qe vete autori ben nje film apo nje liber per veten e tij. Me sa di une, Freddy i shkrete nuk mund te beje as film as liber per veten e tij, ngaqe ka vdekur.</p>
Add new comment