Hipoteza anatoliane e gjuhës shqipe

Postuar në 14 Nëntor, 2012 04:44
Ani Bajrami

Origjina indeo-europiane e familjeve të gjuhëve përbën një nga cështjet kryesore të arkeologjisë dhe lingustikës. Këto familje gjuhësh përfshijnë gjuhën perse, hindu, shqipe, greke, armene dhe gjuhë të tjera europiane. Një punim i kryer së fundi nga biologu evolucionar Quentin Atkinson nga Universiteti i Auckland-it ne Zelandën e Re dhe i botuar ne revistën prestigjioze Science, hedh dritë mbi misterin e origjinës së gjuhëve me prejardhje indeo-europiane. Ai dhe kolegët e tij, me metoda statistikore, morën në konsideratë fjalë të cilat nuk pësojnë ndryshime gjatë kohës nga 103 gjuhë indeo-europiane.Në lingustikë, fjalë të cilat kanë një prejardhje të përbashkët nga gjuha mëmë dhe nuk ndryshojnë gjatë kohës quhen konjate.Këtu përfshihen fjalë si “nënë”, “ madre” (ital.), “madar”( pers.), ” mother” (angl.), “mutter” (gjerm.) etj. të cilat janë konjate që e kanë prejardhjen nga fjala indeo-europiane për nënën, “mehter”. Përfundimet e këtij studimi pohojnë se origjina e gjuhëve daton rreth 9000 vite më parë ne Anatoli, Turqia perëndimore. Kjo hipotezë bie në kundërshtim me hipotezën e mëparshme se origjina  e gjuhëve indeo-europiane e ka fillesën ne stepat mbi Detin e Zi dhe detin Kaspik, ku folësit e parë proto-indeo-europianë ishin pastoralistë dhe u shpërhapën në Europë dhe Azi rreth 4000 vite më parë. Ky studim  botuar në nëntor ne Science hedh dritë dhe mbi prejardhjen e gjuhës shqipe, e cila po t’i referohemi të dhënave të fundit, duket se ka origjinuar nga një popullsi fermerësh proto-indeo-europiane që jetonte në Anatoli dhe e përhapi gjuhën dhe kulturën e saj përgjatë Europës dhe Azisë rreth 9000 vite më parë.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Edhe C. Sforzza kete thote. Ne grafikene e tij per vjetersine, shqipen ai e vendos si me te vjeter nga grekja dhe nga te gjitha gjuhet e sotme evropiane te cilat I perkasin nje kulture ku e ku me te perparuar se ajo shqipe.

Submitted by Baku (not verified) on

S'na u hoq Anadolli qafe asnjehere o milet!

Submitted by Anonim (not verified) on

sikur ishte botuar ne gusht ky artikulli, apo jo? Ne se jo, nese ka nje artikull ndjekes ne nentor, a na e jepni linkun, ju lutem, se ne science nuk kishte gje.

Kjo hipotezë bie në kundërshtim me hipotezën e mëparshme se origjina  e gjuhëve indeo-europiane e ka fillesën ne stepat mbi Detin e Zi dhe detin Kaspik, ku folësit e parë proto-indeo-europianë ishin pastoralistë dhe u shpërhapën në Europë dhe Azi rreth 4000 vite më parë.

Hipoteza e prejardhjes prej Baltikut dhe ajo e prejardhjes nga Anatoli jane te njohura. Rezultatet e artikullit mbeshtesin me shume kete te prejardhjes prej Anatolit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.