Edhe Washingtoni i tërheq veshin Londrës

Postuar në 01 Shkurt, 2013 07:02
Andrea Malaguti

Si mund të fillojë një krizë midis dy Kombe që kanë ecur gjithmonë krah për krah? Me një deklaratë që zgjat një minutë por që është në gjendje të ndryshojë përgjithmonë marrdhëniet dypalëshe. Philip Gordon, i maturi nën-sekretar i Shtetit amerikan për Europën dhe Euroazinë, u shfaq në fillim janari në Londër dhe u dorëzoi kushërinjve britanikë një refleksion të shkurtër. “Për Britaninë e Madhe do ishte më e udhës të mbronte influencën e saj mbi Europën e Bashkuar. Përndryshe rrezikon të dëmtojë marrdhëniet me Washington-in.” Natyrisht mendimet e tij i përkisnin edhe punëdhënësit Obama.

David Cameron, kryeministri i Mbretërisë, mezi e mori veten nga kjo goditje sepse Kontinenti i Vjetër është në qendër të strategjisë së tij elektorale me të cilën kërkon të fitojë zgjedhjet e 2015-tës. Euroskepticizmi i Cameron-it rrjedhon edhe nga natyra dhe nga shtresa sociale së cilës i përket dhe kalërimi i rrymës kundër BE-së filloi që nga dita e parë e mandatit të tij (maj 2010). Kryeministri përvetësoi shqetësimin e një pjese të qytetarëve britanikë, duke refuzuar ratifikimin e traktateve fiskale të BE-së dhe duke këmbëngulur mbi autonominë e bursës financiare angleze (City), por duke mos e mbajtur deri në fund premtimin për referendum (“Doni të qëndroni brenda apo të dilni jashtë Europës”?) për shkak të kundërshtimit të aleatëve liberaldemokratë aktualisht në qeveri. Por presioni i krahut të djathtë të partisë konservatore dhe mbështetja e të përditshmes prestigjoze Financial Times, shkaktoi një ndryshim në strategjinë e Cameron-it i cili u shpreh qartë se nëse do fitonte përsëri garën elektorale, nuk do kishte asnjë problem për të organizuar referendumin mbi qëndrimin në BE. Për më tepër, kur disa nga eksponentët më të fuqishëm të financës britanike vunë në dukje se një politikë izolacioniste do ishte e rrezikshme dhe me shumë gjasa vdekjeprurëse, kryeministri reagoi duke shpallur një reformë shkollore e cila do të shpluhurosi njësitë matëse të kohës së Perandorisë (mile, pint, inch, ounce). Reaksioni amerikan nuk vonoi. “Çdo orë e kaluar në Bruksel duke diskutuar mbi pushtetin dhe influencën reciproke, është një orë e humbur për të zgjidhur sëbashku problemin e mungesës së rritjes ekonomike, e papunësisë dhe të kërcënimeve ndërkombëtare, duke filluar nga ajo iraniane. Askush nuk pret që shtetet sovrane të lënë mënjanë politikat e tyre kombëtare, por është e pamohueshme se Europa ka fituar një zë gjithmonë e më kumbues. Për Mbretërinë e Bashkuar dhe për shumë britanikë, është i rëndëshishëm bashkimi me këtë zë”, nënvizoi Gordon.

O këtej o andej. Washingtoni është me Brukselin. Londra nga anon? Tashmë Churchilli është në arshiva dhe relatat midis Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë më aq speciale. Janë sigurisht aleatë, ndoshta akoma miq, por jo më në simbiozë sepse tashmë liderat që qeverisin dy shtetet kanë ndjeshmëri të ndryshme dhe janë të gozhduar nga sikleti i diferencave gjithmonë e më të thella. Por nëse Obama vazhdon të eci me sigurinë që i perket atij që është në majë të globit, David Cameron, lideri i një ishulli që nuk di më të ndërtojë ura, papritur duket në vështirësi, sikur të ecte këmbëzbathur mbi rërën e nxehtë. Tanimë ai ngjan si një reaksionar me qëllime autokratike, në një botë ku distancat midis oqeanëve anullohen me një klik.

 

*La Stampa / Përktheu dhe përshtati për ResPublica: Elton Xhanari

Comments

Submitted by Ed Martini (not verified) on

<p>Pak e cuditshme se si Britania e Madhe te terhiqet dhe te mbyllet ne ishull, sidomos ne kohet qe kane ardhur. Globalizmi, levizjet e mallrave dhe te njerzve, nje bote shume komplekse kjo, ne fakt dikton te kunderten. Duhet te gjenden rruget e bashkpunimit dhe te shuhen diferenca, pasi mbyllja ne vetvete duket krejtsisht jasht kohe.</p><p>Ne fakt disa vende europiane terhiqen nga kjo ide, jane vendet skandinave qe nuk e kane pranuar euron, qeveria suedeze gjithmone e me shume po sheh vetem brenda vetes se saj, duke menduar se keshtu do ti &quot;shpetoj krizes europiane&quot;. Ka nje te vertete shume thjeshtezuese ne kete rast: njerzimi eshte zhilluar duke perdorur mendjen krijuese hapjen, kombet qe jane &quot;izoluar&quot; kane shkatrruar te ardhmen dhe ekonomine e tyre.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.