Taksë e sheshtë apo taksë progresive?

Postuar në 01 Shkurt, 2013 17:22
Genc Burimi

Sa me shume Partia Socialiste insiston ne vlerat fiskale e sociale te takses progresive, mëma e reformave ne programin e saj, aq me shume kryeministri Berisha kembengul ne te njejtat virtyte, por te takses se sheshte. Ne kete shkrim nuk do te synojme te marrim nje qendrim ideologjik. Nxitemi nga fakti se disa analiza e konsideruan vendimin e fundit te qeverise per te mos taksuar me takse te sheshte te ardhurat deri 30 mije leke (te reja), si nje « pendim » te heshtur te Berishes. Si nje pranim te terthorte te epersise se takses progresive mbi taksen e sheshte, bash siç e mbron PS-ja. Gabim ! Berisha, si ultraliberal i vetedeklaruar, beson tek virtyti i takses se sheshte, ashtu si fetari tek jeta postume. Kjo eshte e drejte e tij. Por a ka te drejte ai ? Slloganet t’ja leme politikes. Nga ne gazetaret, opinioni pret “kodet” .

 

Kur Berisha injoron ligjet e matematikes

“Nuk ka dyshim që taksa e sheshtë është më optimalja” u shpreh serish kryeministri ne mbledhjen e fundit te qeverise, ndersa po miratonte nje mase zemergjere ne avantazh te rrogave te ulta. “Pretendimi, vazhdoi me tej ai,  se taksa e sheshte është e njëjtë për të gjithë është një mashtrim absolut. Eshtë e njëjtë si përqindje, shton Berisha, por është e ndryshme në vlerë, aq sa ndryshojnë rrogat nga njëra-tjetra”.

Eshte me se e respektueshme qe nje lider t’I qendroje besnik preferencave te tija. Por kur aventurohesh ne krahasime, rrezikon daljen nga rruga. Taksa e sheshte nuk eshte “e ndryshme ne vlere”, nje kapacitet qe e ka vetem taksa progresive.  Le ta perkthejme ne shqipe me te shkoqur ekuacionin e Berishes.

I sulmuar nga PS-ja se taksa e sheshte favorizon te pasurit te cilet paguajne si te varferit, Berisha thote me siper se kjo eshte e pamundur. Perqindja mund te jete e njejte thote ai , si per te varferit dhe per te pasurit, 10% e te ardhurave, por ne realitet vlera finale qe paguan secili eshte e ndryshme.  Dhe ne pamje te pare Berisha s’e ka gabim. Kur nje i varfer paguan 10 mije leke takse dhe nje i pasur 100 mije, afermendsh nuk eshte e njejta vlere. Veçse ne teorine fiskale nuk flitet per vlera nominale (10 mije njeri , 100 mije tjetri) , por per vlera ne raporte (ne rastin tone me 1 me 10). Eshte kjo vlere raporti qe ne taksen e sheshte nuk ndryshon kurre, sado i pasur te jete i pasuri. Kur Kryemenistri pretendon te kunderten, ose s’e ka kuptuar,  ose…, le te quajme „errare humanum est, perseverare diabolicum” …

 

Pak teori fiskale para se te kalojme ne shembuj

Ne fushen e taksimit, egzistojne prej shekujsh tre variante kryesore.

- Taksimi aforfe. Taksim primitiv qe aplikohet rralle, pasi konsiston ne nje shume te caktuar  qe duhet te paguajne te gjithe njesoj. Per shembull, aktualisht « taksa » per berjen e pashaportes. Nje shume e madhe per nje te varfer por qesharake per nje te pasur.

- Taksimi proporcional, i cili ne gjuhen e zakonshme ka marr emrin takse e sheshte. Ky taksim konsiston ne nje perqindje te caktuar, nje proporcion,  i cili eshte njelloj per te gjithe. I tille eshte rasti i takses se sheshte 10% ne Shqiperi. Kjo takse qe kontestohet shume ne vende me ndergjegje sociale te zhvilluar, domethene ne vendet e zhvilluara, ka gjetur me shume perhapje ne vendet e Europes lindore ku shteti shfaqet njeharazi me liberal dhe pragmatik. Eshte e vertete se taksa e sheshte i heq shume andralla qeverise. Administrata fiskale reduktohet ne minimum pasi s’ka shume nevoje per llogaritje e verifikime. Te gjithe te ardhurave ne vend u mbahet e njejta perqindje.

-Taksimi progresiv. Edhe ky vepron me perqindje si taksa e sheshte. Por ne kete rast, perqindja nuk eshte nje proporcion i njejte per te gjithe si ne taksen e sheshte. Proporcioni (perqindja) rritet me rritjen e te ardhurave. Si marshi i nje makine qe rritet me rritjen e shpejtesise.

Pas teorise tek praktika. Per te kutpuar gabimin ose naivitetin e kryeministrit kur shprehet se taksa e sheshte « eshtë e njëjtë si përqindje, por është e ndryshme në vlerë», domethene qe te pasurit bejne realisht nje perpjekje me te madhe se te varferit, le te marrim nje shembull konkret.

Nje person fiton 500 mije leke rroge mujore. Me taksen e sheshte 10% , atij i mbahen 50 mije leke nga organi tatimor. Kjo eshte dy here here me pak se fqinji i tij, qe merr 1 milion leke ne muaj dhe paguan 100 mije leke takse. Po te kapemi tek parulla e Berishes “taksa e sheshte eshte e njejte ne perqindje , por e ndryshme ne vlere”, vertete ja prova qe te pasurit paguajne me shume edhe me taksen e sheshte.

 

Ana tjeter e medaljes

Por ka dhe nje llogari tjeter, siç e thame me siper, jo ne vlera nominale (siperfaqesore), por ne raporte. Ne rastin qe permendem, te ardhurat e dy fqinjeve para taksimit qendronin ne raportin 1 me 2 (500 mije leke me 1 milion leke). Edhe pas pagimit te takses se sheshte (50 mije leke per te parin dhe 100 mije per te dytin), ky raport 1 me 2 nuk leviz. Te parit do t’i mbeten ne xhep 450 mije leke te dytit 900 mije leke. Atehere, ku bazohet kryeministri kur predikon se me taksen e sheshte «kemi te  njejten  perqidje , por kemi vlera te ndryshme » ? Ne realitet provuam se asgje nuk ndryshon midis te varferve dhe te pasurve pas taksimit te sheshte. Raporti ne te ardhura mbetet i njejte ashtu si para taksimit. Pra taksa nuk luan funksion ne ngushtimin e pabarazive.

Ne qofte se qeveria ka vullnet qe te pasurit te kontribuojne me shume se te varferit, jo vetem ne vlere nominale por dhe ne raport, kete gje e korrigjon taksa progresive. Le te shikojme tani sesi kjo takse, raportin ne te ardhura nga 1 me 2 qe ishte para taksimit, e zbret ne 1 me xxx pas taksimit.

Ne shembullin tone , le te marrim personin e pare me 500 mije leke rroge,  te cilit i mbajme te njejtin taksim 10%. Ai paguan pra 50 mije leke takse. Fqinjit te tij me 1 milion leke rroge, ja dyfishojme perqindjen e takses. Taksuar me 20% , ai paguan 200 mije leke takse dhe i mbeten 800 mije leke. Ne kete rast raporti ne te ardhura qe ishte 1 me 2 para taksimit (500 mije / 1 million), ngushtohet ne 1 me 1.77 pas taksimit (450 mije / 800 mije). Ne kete rast mund te themi jo vetem filozofikisht , por dhe matematikisht se i pasuri me taksen progresive ka bere nje perpjekje fiskale me te madhe se i varferi. Raporti ne te ardhura i pasur/ i varfer eshte me i vogel pas takses, sa ç’qe para takses.

 

Nga matematika tek filozofia

Fiskalisti modern, nxjerr dhe nje arsye tjeter ne favor te takses progresive, lidhur me « dobishmerine » e «shumes se pare ». 200 mije leket (nje shembull) qe fiton nje punetor I jane atij  shume me te nevojshme, thuajse vitale, se 200 mije leket e fituara nga nje i pasur, pjese e nje te ardhure mujore 10 milion. Taksimi progresiv ben te mundur qe t’i preken te varferit sa me pak ato 200 mije leke gjithsej qe ka, ndersa te pasurit milioner qe s’i ndreqin shume gje ne jete 200 mije leke, mund t’i merret kjo shume me taksen progresive pa i « prishur pune. »

Teoria e takses progresive ka gjetur legjimitet dhe tek vete babi i liberalizmit Adam Smith (shek 18), gje qe ka provokuar nje literature te bollshme nga fiskalistet e apasionuar nga ky debat.

Ja ‘çthoshte Adam Smith : « Njerezit duhet te kontribuojne per qeverine e tyre,  secili ne proporcion te fuqive te veta. Vini re qe ai nuk thote, duhet kontribuar me kaq apo aq ne vlera nominale, por duhet kontribuar ne perqindje, « ne proporcion te fuqive te veta ». Perqindja pra nuk merret si diçka fikse, por si nje variabel qe ndryshon sipas fuqise ekonomike te çdokujt.

Le ta mbyllim kete shkrim, me Zhan Batiste Sej (Jean Baptiste Say), homologu francez i Adam Smith-it (njekohesisht i preferuari im) , pjese e marre nga nje leksion me 1815: « nje kontribut bazuar ne nje proporcion te perbashket (dmth perqindje te njejte, shenimi im) a nuk eshte me i rende per te varferin se per te pasurin ? Njeriu qe prodhon buke vetem sa per te mbajtur gjalle veten dhe familjen, a duhet te kontribuoje egzaktesisht ne te njejtin proporcion sa ai qe fale talentit apo trashigimise, jo vetem qe i kenaq vetes e familjes te gjitha nevojat e qejfet e imagjinueshme, por dhe e shton çdo vit thesarin e tij ?

 

Konkluzion

Kur lexon keto leksione te vjetra, e kupton perse taksa progresive mbizoteron ne ato vende ku dhe qyteterimi eshte me i vjeter…Nuk ka me te voglin dyshim. Taksa progresive respekton më drejte se taksa e sheshte parimin e drejtesise sociale. Por dy verejtje perfundimtare imponohen. E para : mos t’i jepet takses progresive nje rendesi me te madhe nga ajo ç’do meritonte ne zhvillimin e nje vendi. Me e rendesishme se drejtesia ne ndarjen e pasurise qe krijojne forcat e gjalla te nje kombi, eshte krijimi i kesaj pasurie. Kemi shume te papune. Nuk eshte me më pak taksa qe ata do te ndihmohen, por me më shume vende pune. Mos ta harrojme kete. Per kete behet debati i dites ne Perendim shume me teper per ndarjen e taksave. Ne France, qe mund te konsiderohet si « djep » i takses progresive, kjo e fundit nuk perfaqeson vetem 6%  te te gjitha te ardhurve fiskale te shtetit. Pse kaq pak ? Sepse si ne Shqiperi, e si kudo ne Perendim, shume me teper se taksimi mbi te ardhurat, i vetmi qe suporton taksen progresive, eshte TVSH-ja « the cash machine », qe mbush arken e shtetit dhe « zbraz » xhepat pa dallim te te varferve e te pasurve. Por TVSH progresive nuk ka pasur e nuk do te kete kurre…Pra pikesepari ne kete konkluzion mos ta idealizojme ne egzagjerim taksen progressive. Verejtja e dyte qe kam, eshte si ajo e gjelles me kripe por dhe kripa me karar. Nuk duhet qe taksa progresive te shnderrohet ne nje takse konfiskuese ndaj te pasurve. Mos ta harrojme, te jesh i pasur nuk eshte krim (perveç rastit te korrupsionit). Venia e takses progresive mos te sherbeje t’u hape oreksin qeverive amatore ne veshtiresi fiskale, qe duan t’i mbyllin bilancet ne kurriz te atyre qe kane fituar me shume, se kane punuar me shume…Shqiperia nuk ka tradite debati fiskal. As praktike teknikash fiskale te sofistikuara. Nje epoke e re po hapet dhe si e tille ajo permban kurthet e saja. “Nje takse e pamenduar mire, eshte bekim per ata qe duan t’ja hedhin takses », shkruante Adam Smith. Personalisht, per t’i mbyllur ketu keto refleksione, i “frigohem” heqjes se takses per rrogat nen 300 mije leke e poshte , e sapovendosur elektoralisht nga Berisha. Nese ne muajt e ardhshem, ne shume nderrmarrje private te vendit , do te kemi nje shtim te pazakonte te rrogave nen 300 mije leke ne muaj , kujtoni Adam Smith-in…

 

DITA

Comments

Submitted by a.b's (not verified) on

<p>Shkrim teorik interesant dhe i thjeshte.</p><p>A mund te besh nje shkrim te tille por te trajtosh menyrat me te mira per te realizuar mbledhjen e ketyre taksave. Personalisht mendoj se te dy format e taksimit, mund te jene (pak a shume) njesoj te vlefshme nese shteti ka aftesine per ti mbledhur taksat dhe te pakesoje evazionin.</p><p>suksese</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ne shqiperi nuk ka te pasur dhe te varfer ne nivelin qe thoni ju, ky sistem &quot;Robin Hood&quot; mund te funksionoje vetem ne nje vend ku ndarja klasore eshte e dallueshme. Ketu tek ne mbizoteron klasa e mesme te ardhurat e se ciles vijne nga puna. Problemi juaj qendron se nuk merrni parasysh se dikush qe merr me shume (ka rroge me te larte) perpiqet me shume se nje tjeter qe merr me pak. Psh fqinji jot merr 500 mije leke dhe punon 8 ore per kete ka me shume kohe te lire dhe mund ta organizoje jeten e tij si te doje , kurse Ti merr 1 Milion punon le te themi 10 ore ne dite (nuk ke aq kohe per pushim dhe pergjegjesia jote eshte me e madhe gje qe te ndryshon menyren e jeteses. Atehere sipas Takses se famshme i bie qe ti qe ropatesh me shume do barazohesh me fqinjin tend qe ne darke pi BIRRA. Te duket e ndershme kjo??&nbsp; Apo me e ndershme sipas teje do te ishte qe Ti te paguaje dhe per fqinjin tend duke qene se ai nuk lodhet aq shume sa ti.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.