Fijet që lidhen

Njȅ histori me pedofili dhe vrasje, njȅ histori me polici qȅ tallet me kamera amatore mbi trupin e njȅ fȅmije tȅ vrarȅ, njȅ histori me prokuror qȅ flet nȅ“talk show” pȅr hetimet, njȅ histori me gjykatȅs qȅ nuk gjykojnȅ, njȅ histori me media diletante qȅ nxjerrin lloj-lloj informacionesh tȅ paverifikuara nga burime zyrtare duke ofenduar dhe prekur pa kokȅçarjen mȅ tȅ vogȅl viktimat dhe familjet e tyre dhe njȅ Kryeministȅr qȅ tregon pȅrralla pȅr triumfin ndaj krimit. Ȅshtȅ kjo panorama qȅ nxjerr nȅ pah gjȅndjen mjerane dhe diletante tȅ njȅ palo shteti qȅ duhet tȅ mbrojȅ qytetarȅt e tij, tȅ cilȅt nga ana e tyre, nuk e kanȅ idenȅ se çfarȅ kopeje tȅ pa-aftȅsh i pȅrfaqȅson.
Juliani i vogȅl do tȅ ishte pranȅ familjes sot nȅse nuk do t’i kishte rȅnȅ fati tȅ jetonte nȅ Shqipȅri. Juliani do ishte duke luajtur me shokȅt sot sikur çdo gjȅ tȅ funksiononte nȅ kȅtȅ vend tȅ mallkuar ku askush nuk proteston pȅr tȅ drejtat e tyre. Nȅ njȅ shtet normal, policia do ta skedonte dhe do ta regjistronte ne njȅ listȅ tȅ veçantȅ pedofilin dhe çdo javȅ ai do tȅ paraqitej nȅ policinȅ lokale pȅr tȅ vȅrtetuar vend-ndodhjen. Nȅ njȅ shtet normal, prokurori nuk do tȅ kȅrkonte gjobȅ pȅr rrȅmbim fȅmijȅsh dhe heqje tȅ paligjshme lirie dhe gjykata kurrȅ nuk do tȅ lejonte persona tȅ tillȅ tȅ bridhnin lirisht pranȅ zonave me fȅmijȅ. Nȅ njȅ shtet normal, kur humb njȅ fȅmijȅ, policia merr nȅ dorȅ tȅ gjithȅ situatȅn pȅrfshirȅ ate tȅ komunikimit me median dhe ndȅrlidhjen me familjen, ku njȅ oficer i trainuar pȅr situata tȅ tilla caktohet si i vetmi person pȅr t’i dhȅnȅ lajme familjarȅve pȅrpara se tȅ dalȅ nȅ media. Nȅ njȅ shtet normal oficerȅt e krimit do pȅrdornin veshje laboratorike pȅr tȅ mbrojtur vendin e krimit nga kontaminimi dhe nuk do bȅnin show me kamera pȅr familjarȅt e viktimȅs mbi vendin potencial ku mund tȅ prehet trupi i vogȅl i Julianit. Nȅ njȅ shtet normal, Juliani do tȅ ishte gjallȅ sot.
E gjithȅ kjo turmȅ dȅshtakȅsh tȅ pandȅrgjegjshȅm, ka njȅ master mbi kokȅ qȅ ka bȅrȅ tȅ mundur qenien e tyre nȅ pozicionet qȅ kanȅ. Ky master/monstȅr me emrin Sali Berisha ka komanduar Agron Kuliçin dhe disa barkderra tȅ tjerȅ qȅ hajnȅ salcȅ kosi me kriminelȅ, tȅ politizojnȅ policinȅ, ka komanduar presidentin tȅ zgjedhȅ njȅ krye prokuror tȅ paaftȅ pȅr tȅ zgjedhur njȅ ekip tȅ aftȅ prokurorȅsh, ka komanduar Kȅshillin e Lartȅ tȅ Drejtȅsisȅ tȅ vendosȅ gjykatȅs tȅ korruptuar pȅr t’i pȅrdorur politikisht, ka vjedhur zgjedhjet pȅr tȅ na vjedhur e vrarȅ tȅ gjithȅve ne lirisht dhe gjithçka e ka bȅrȅ pȅr interesin e familjes sȅ tij biologjike dhe kundȅr interesave tȅ secilit individ tjetȅr tȅ shoqȅrise.
Tȅ gjithȅ ne sot jemi nȅ rrezik tȅ pȅrditshȅm pȅr jetȅn, sepse kur policia dhunon liritȅ tona, vjedh, mashtron e madje vret, shume pak nga ne protestojnȅ. Kur gjykatat japin vendime skandaloze dhe tȅ njȅanshme shumȅ pak e kuptojnȅ se nesȅr do tȅ jetȅ radha e tyre. Kur shȅrbimet sociale janȅ pothuajse inekzistente, askush nga ne nuk i kȅrkon llogari atyre qe na qeverisin. Kur Presidenti na ofendon me hartime adoleshente tȅ kohȅs sȅ realizmit socialist, kur politikanȅt tallen me ne, kur na vjedhin votȅn, kur na kȅrkojnȅ para pȅr çdo shȅrbim falas, kur fȅmijȅt bȅjnȅ shkollȅ me turne, kur doktori tȅ merr shpirtin jo vetȅm financiarisht por edhe fizikisht, askush nuk shqetȅsohet deri nȅ momentin qȅ i vjen radha dhe atȅherȅ, atȅherȅ ȅshtȅ shumȅ vonȅ.
Çdo qytetar qȅ dȅshiron tȅ jetojȅ normalisht duhet tȅ kuptojȅ se çdo fije nȅ çdo hallkȅ tȅ pushtetit, nȅ çdo zyrȅ nȅ çdo karrige ku ulet njȅ nȅpunȅs i shtetit, lidhet ngushtȅ me fatet e tij tȅ mira dhe tȅ kȅqija. Kushdo qȅ thotȅ qoftȅ edhe njȅ gȅnjeshtȅr tȅ vetme, kushdo qȅ sillet me arrogancȅ, kushdo qȅ vjedh duhet tȅ largohet nga posti publik sepse tek kompromentimi i kȅtyre personave fillon dhe pasiguria jonȅ. Ka vetȅm njȅ rrugȅ pȅr tȅ jetuar pa frikȅ, tȅ sfidojmȅ frikȅn qȅ kemi nga pushteti qȅ vret dhe kur pushteti do ta shikojȅ se ne nuk kemi mȅ frikȅ, do tȅ jetȅ vetȅ pushteti qȅ do tȅ frikȅsohet ne palcȅ duke mos guxuar mȅ tȅ luajë me jetȅt tona.
Babai i Julianit ȅshtȅ zv/drejtor tek Shȅrbimi Informativ Shtetȅror pȅr anti terrorizmin dhe kur kjo fatkeqȅsi u ndodh personave me pozitȅ qȅ luftojnȅ krime mȅ tȅ sofistikuara, imagjinoni se çfarȅ shprese mund tȅ kemi ne tȅ tjerȅt qȅ jemi larg pushtetit. Nesȅr dikush tjetȅr do tȅ pȅrballet me njȅ pedofil, me njȅ hajdut, me njȅ vrasȅs, me njȅ doktor lekist, me njȅ polic barkderr, me njȅ gjykatȅs qȅ anon nga thesi me para, me njȅ nȅpunȅs qȅ tȅ kȅrkon pa turp njȅ “kafe” e ku e di unȅ se me çfarȅ monstrash tȅ tjerȅ, por njȅ gjȅ ȅshtȅ e sigurtȅ, po nuk e ngrite zȅrin sot, ato fijet e padukshme qȅ ke injoruar ndȅr kohȅ, njȅ e nga njȅ do tȅ mblidhen e do tȅ bȅhen nyje nȅ fytin tȅnd tȅ brishtȅ duke tȅ marrȅ frymȅn pak e nga pak. Nesȅr radhȅn e ke TI.
Comments
Plotesisht dakord, vetem nje
<p>Plotesisht dakord, vetem nje saktesim: barkderrat nuk hane salce kosi por domate turshi :)</p>
shkrim i sakte! eshte e
<p>shkrim i sakte! eshte e rendesishme ajo qe thote autori per skedimin e pedofileve,aq me shume qe personi ne fjale eshte perserites,pasi nuk eshte i ri ne kete lloj krimi.Rezulton i denuar ne Greqi me 4 vjet burg! ndersa viktima eshte i biri i nje zyrtari te larte te policise shqiptare!</p><p>nuk eshte se duhet te shtojme fjalen FALIMENTIM per shtetin tone,pasi eshte e kote!</p><p>ne thjesht po presim oren finale!</p>
Add new comment