Sizmologjia përballë sizmopolitikës

Ing.AHMET ҪOLLAKU/ Protesta e fundit e naftëtarëve në zonën Patos-Zharrës-Marinëz kundër kompanisë Kanadeze Bankers u mbyll para se të hapej. Ne njerëzit e ndershëm, që po luajmë mëndsh për drejtësi, ky armëpushim na trishton pa masë. Këta shqiptarë të urtë si dele, të mpirë nga gazi Metan (CH4) dhe të trullosur kaq shumë nga tërmete të tillë sintetik, me këtë protestë bënë një hap para dhe dy hapa prapa. Pa dyshim, kjo është shumë poshtëruese jo vetëm për ata që kanë ngritur ato kolibe mbi atë vëndburim nafte, mbi atë gjak shqiptar, por për gjithë shqiptarët kudo ndodhur. Sepse njeriu kudo i gjithëndodhur, mburret me moralin personal dhe me pasuritë kombetare më tepër se ato personale.
Shuarja kaq shpejtë e kësaj proteste, është produkt i makinacioneve të ndyra hidrokarburesh. Kur është fjala për naftën teletajpet tundin boten. Pa dyshim, tymi i zi i atyre ditëve ishte një rënkim i dhëmbshëm i atyre njerzëve të poshtëruar që bëri të trembeshin të gjithë sekserët e Bankers. Impulset e shuarjes u percollën më shpejtë se ato të tërmeteve dhe bënë që ata 24 grevistë të ngujuar aty ne Zharrës të mos shtroheshin mirë në shtretërit e improvizuar. Biznesëmenët këtij metropoli shpejtë e shpejtë gjetën rrugët si ta mbytin këtë Komunë Parisi në mes të Myzeqesë Shqiptare, në kantonin e naftës. Përpara dyerëve të hapura, vjedhësi kalon pa u ndaluar, thotë Seneka. Vjedhësi modern, kushdo qoftë, politikan apo gjeneral, hynë brenda në shtepi pa trokitur. Pa dyshim, lejtmotivi i kompanisë Bankers Petroleum vidh sa me shumë, se bota se kemi ortakë është qindra herë më helmues e poshtërues se ajo e asgjesimit të armëve kimike nëse vërtetë ato do të ishin shkrirë në Shqiperi.
Problemet e kompanive koncesioniste të naftës në Shqipëri janë të shumta, ato përditë koplikohen sespse janë gllabëruese gjithë përfshirëse, ekonomike, politik, ideologjike,raciste, ekologjike, sizmologjike, po gjithnjë skllavëruese. Konkretisht në Komunën Zharrëz në Fier, kompania naftënxjerrëse Bankers shihet përgjegjëse jo vetëm si grabitëse ë naftës Shqiptare, po edhe për seritë e lëkundjeve sizmike që llokocitin këtë copë Shqiperi. Kryetari i komunës, Taulant Gremi deklaron hapur: “Ajo që shqetëson banorët e të gjithë zonës, është se qe nga viti 2009 në të gjithë territorin ndodhin lëkundje sizmike që nuk dua t’i etiketoj as tërmete, as lëkundje, as shpërthime, por lëkundje sizmike, për të mos vënë gishtin e akuzës mbi asnjë. Shtëpitë janë prishur e banesa të tjera janë në gjendje që rrezikojnë shumë jetën e banorëve, shumë prej të cilëve s’jetojnë dot më në ato kushte”. Kjo është gjendja social-ekonomike e qytetarëve tanë të cilet jetojnë në një zonë naftëmbajtese me shpresën e gjatë, se do bëjnë një jetë më të mirë.
Këta tërmete dëmtojnë jeten dhe bazën ekonomike të njerzëve. Tërmetet nuk janë fenomene te pa njohura siç ia ka enda të thotë ministri ynë i ri. Le të diskutojnë qeveritarët tanë me specialistët e kësaj shkence. Spostimi i tyre nga këto takime bëhet me dashje. Ku gazetarët, ku specialistët e tërmeteve! Prof. Dr. Betim Muço në shkrimin shumë konciz, “Tërmetet e induktuara dhe ato të ndodhura në zonën e Fierit” shkruan : Shumë e trajtojnë këtë si një dukuri të re të pavënë re më parë. Po kjo nuk është kështu. Këto tërmete janë të ashtuquajtura tërmete të induktuara, që padyshim në këtë rast lidhen me shfrytëzimin e naftës dhe gazit në këto zona… Tërmetet e vëna re kohët e fundit në zonën e Fierit, siç thamë, kanë të bëjnë me shfrytëzimin e naftës në këto zona. Kjo dukuri pra nuk është e panjohur. Me futjen e teknikave të reja për të rritur prodhimin e naftës dhe gazit dhe kryesisht të naftës së shisteve argjilore (shale oil), si krijimi i çarjeve (fracking), në SHBA janë vënë re tërmete të shumta në zona ku më parë pothuajse nuk njiheshin, si në Teksas, Ohajo, Tenesi etj…” Shkrimi që cituam më sipër është me nivel shkencor, gati një ekuacion, sepse ai di ti shpjegojë dhe përgjithësojë efektet e këtyre tërmeteve, frontin e të cileve kjo qeveri e drejton kundër qytetarëve të vetë.
Nje miku im, edhe ai specialist në sizmologjinë Shqiptare, me thotë se nuk ka procedura që të dallojnë vibrimet e tokës në distanca të konsiderueshme (sic është distanca e stacioneve tona sizmologjikë nga zona e Patos Marinzës) nëse vijnë nga tërmete tektonike apo shpërthime nëntokesore… Në distanca të shkurtra puna thjeshtohet dhe për të dalluar natyren e vërtetë të ngjarjes sizmike ka teknika që janë efektive.
Edhe bufi e kupton se nuk është problem se Bankers do harxhojë disa dollare për të rregulluar ca shtëpi ndertuar me tulla, kallama apo qerpicë demtuar nga keta tërmete zinxhir, ata trëmben se, mos e thëntë Zoti, këta zezakë shqiptarë mund të revoltohen përsëri dhe atyre Kanadezëve përzier me shqiptarë, mund tu fluturojë nafta shqiptare. Për këto arnime me copra bitumi, këtij Vatikani të lig, do ti duhej nafta e dy puseve për ca kohe. Sekserët e kompanisë Bankers janë qeveritarët shqiptarë që krekosen me tradhetin e tyre të denueshëme. Këtu në Shqiperi bizneset bëhen qyl, ato i firmosin vetë kryetarët e qeverive prandaj kompania kërcen vallen dyshe myzeqarshe.
Kompania Bankers Petroleum, është ulur këmbekryq në mes të shqiperisë, atë nuk e leviz as një bombë prej atyre marrëveshje hidrokarburësh bërë nga liderit Shqipatrë, të vdekur dhe të gjallë, të PD-es, të LSI-se, te PS-se, në dëm të popullit Shqiparë… Sikur vetëm një orë të pezullohet aktiviteti I kësaj kompanje, kryetarët e partive shqiptare do të distilohehen në uzinat e naftës. Pra, loja me vendosjen e 5-6 sizmografëve për monotorimin e tërmeteve të Zharrës-Marinzës, është një farsë për të mbrojtut kompanin Bankers. Ka vite që kjo tokë ndihet e egërsuar, po tani situata është rënduar së tepërmi. Ҫ’do familje ka në shtëpi një ose dy anëtar me karbon në gjak apo me sëmundje të tjera. Ndotja merret nga uji apo nga produktet bujqesore. Afërsia e tokave bujqësore me puset e naftës ka bërë që ajëri dhe uji I indotur, ti vrasin qetë këta banorë autokton. Demokracija jonë te vretë lento-lento.
Z.Rama e di mirë se e keqja më e madhe në Shqipëri nuk është Kompleksi Jon, pallati i Bashës atje në Vlorë dhe as njëqind të tillë, e keqja më e madhe në Shqiperi është metropoli Bankers Petroleum që nuk do ta dijë për asgjë, që vetëm vjedh, shkatërron, mashtron me ato marrëveshje të fshehta, të pista katran, në kurriz të popullit. Ajo vjedh naftën Shqiptare me vite, helmon Myzeqenë tonë në siperfaqe, ndersa në thellesi krijon struktura dhe mikrostruktura të tjera. Tërmetet e zonës Marinëz, janë pasojë e stilit të kompanisë Bankers, të marrë sa më shumë naftë Shqiptare. Të sotmen kemi në dorë, të nesrëmes nuk i dihet, thotë Nënë Tereza. Po ta kishte në dorë Bankersin, Z.Rama do ti shtonte shifrat e planit te vitit 2014.
Marinëza! Më kujtohet koha kur vrapoja nga një pus në tjetërin me lule në duar dhe me djersen time vadisja barin e gjelbër pranë rrugëve… Tani une nuk mund të shkojë atje në fushën e bukur të Marinzës, sepse do më ndjekin policët socialistë. Po shkova në Marinëz unë do të futem në grevë urije për naftën tonë.
Pa dyshim, qeveritarët tanë kanë frikë të shkojnë në zyrat e kesaj kompanie që ngjan si një Pentagon i mbrojtur dhe i fortifikuar me shumë kujdes. Shqiptarët duam të dinë gjithë aktivitetin e kësaj kompanije, sa naftë ka prodhuar, sa ka fituar shteti shqiptarë, sa ka investuar, taksat e paguara, teknologjinë, si është shëndeti njerzëve… Këto statistika nuk dihen prandaj mua nuk më habitin fjalët e minstrit mes dy gazetarëve që nuk njohin naftën dhe manazhimin e koncesionëve, për Bankers thotë se shtetit ka shumë të ardhura nga kjo kompani…
Prof. Dr. Defrim Shkurti, sizmologë Shqiptare, në një shkrim të guximshëm që kapërrcen Shqipërinë thotë: “ Kjo dukuri është e lidhur me shfrytëzimin e hidrokarburëve … Për mua, si një specialist, këto goditje janë të lidhura drejtpërdrejt me shfrytëzimin e naftës… Bankers Petroleum ka përfituar nga mbështetja ndërkombëtare. Dhe nëse ju pyesni për interesat e tij ka të ngjarë kompania ka rekurs për të kërkuar dëmshpërblim. Nuk është e lehtë për t'u marrë me ata njerëz atje… Në mesin e anëtarëve të bordit të drejtorëve, ka edhe ish- sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali amerikan Uesli Klark, i konsideruar nga shqiptaret e Kosovës si një hero i vërtetë që ka nisur bombardimin e ushtrisë serbe në vitin 1999.”
Ngritja e stacioneve sizmike në Patos-Marinës për të manazhuar këta tërmete tregon qartë se qeveria nuk do të skenojë teknologjinë e sajë, ajo është e interesuar ta përkëdhelë atë kompani, të rendojë banorët e asaj zone. Gjërat janë shumë të qarta dhe nuk kanë nevoj për t'u monitoruar sizmikisht.
Për këto procese sizmo-teknologjike- tektonike, kanë shkruar edhe specialistë të tjerë si Ing. Novruz Limaj, Prof. Dr. Fatmir Shehu, Prof. Dr. Fatmir Fezgaj. Ministrin e ri nuk do ta dijë për ta, kur thotë, “Shqipëria ka kohë që po humb burime njerëzore. Kemi problem me njerëzit me ekspertizë teknike”. Kjo është poshtëruse për të gjithë specialistët sizmologë dhe naftëtarë kudo ndodhur… Ja ku I ka ministri ynë specialistët sizmologë. Perse ai bënë një shfaqëje së koti me dy gazetarë të medias?!
Administratori i Bankers Petroleum në Shqipëri, shqiptari Leonidha Çobo i cili ka punuar si zv/drejtor në Albpetrol në kohën e kryqëzatave të zeza, që nga Bankers thotë, “ në lidhje me deklarimet për lëkundjet ka patur spekulime. Shprehja është tipike që kryhen nga Bankers, kjo nuk reflekton aktivitetin që kryen kjo kompani. Unë garantoj jo vetëm publikun shqiptar, por edhe ministrin në lidhje me bashkëpunimin që Bankers do të kryejë me autioritetet shqiptare për të realizuar njohjen e arsyes së këtyre lëkundjeve, por edhe se aktiviteti i Bankers nuk shkakton lëkundje sizmike dhe thellësia nuk reflekton atë thellësi që është 5 km, Bankers operon në 1500 deri 2000 m thellësi” Ky administratore le të hapë librin “Nafta dhe Politika” shkruar nga ish deputet dhe President i Bordit të Albpetrolit Maksim Shuli, i cili shpjegon qartë si vidhet nafta Shqiptare nga Bankers Petroleum. Ai shpjegon se, sipas kontrates, ndarja e prodhimit shtesë të naftës pas tre-pesë vitesh duhej të ishte 50% me 50%, gjë që nuk ka ndodhur. Bankers ka filluar punë në 2004 dhe ende thotë se është me humbje. Gjithashtu per prodhimin e puseve të naftës në fillimin e kontratës është marë kurba e rënies më e lartë se realja, nga 4% e kanë marë 10%, dhe të gjithë naftën e marrin vetë. Investimi i bërë nuk është barazuar me sasinë e naftës që ka marrë kompania. Sot ata nxjerin një milion ton naftë ne vit dhe nuk paguajne asgjë. Kush i ka bërë këto terma të kontratës? Te gjitha këto do t’i gjeni në librin që thamë më sipër.
U shëmb protesta e naftëtarëve, shqiptarët u rrudhën më. Kjo do të thotë se metropoli Bankers Petroleum, do vazhdojë të vjedhë naftë shqiptare, të demtojë shtëpi, të ndyjë ajrin, të thajë lulet, të prishe burime, të leviz varrezat... Në sizmograma do regjistohen vetëm ca sinjale sizmik, thjeshtë lekundje lartë-poshtë, amplituda. Sizmografët shpërndarë nëpër fushën e Marinzës, do shkruajnë, ligjin e bënë Maliqi dhe siç dihet, Maliqi është metropoli Bankers Petroleum së bashku me sekserët e qeverisë shqiptare, rreshterë të thjesht dhe gjenaralë. Dikush thotë se edhe njerzit si çdo send, mund të shiten ose të blihen. Si nafta, do të thosha unë. Kompania pranon të dëmshperblejë fshatarët po nga ana tjetër nuk pranon faktin që tërmetet shkakëtohen nga teknollogjia e sajë barbare. Pa me thoni cilët janë juristë dhe specialistët shqiptarë që i bëjnë ekspertizë Bankers?
Në Zharrëz po montohen pajisjet për matjen e lëkundjeve sizmike që ekspertiza shkencore të përcaktojë shkaqet e këtyre lëkundjeve. Po cilet do jenë ata që do bëjnë ekspertizë?! Ministri ynë e ka bërë me kohë ekspertizën kur thotë: “Bankers është një nga kontribuesit më të mëdhenj të arkës së shtetit shqiptar. Nëse provohet se Bankers ka lidhje me lëkundjet atëherë janë dy qasje: ose do të kompensojë ose do të reduktojë aktivitetin e nxjerrjes së hidrokarbureve, po edhe në rastin e vërtetimit shkak-pasojë do të shihet çfarë parashikon kontrata”.
Bankers Petroleum është një shtet brenda Shqiperisë, kompania bënë kërdinë me naftën tonë Vetëm qeveritë fashiste janë kundër popullit të vetë. Qeveria e Sali Berishës këtë Bankersin e pashapotrizoi, i krijoi kushte që të vjedhe në maksimum, kjo tjetëra, PS-ja, e cila para zgjedhjeve tha se do t’i rishikonte të gjitha marrëveshjet koncesioniste, tani çon policë kundër grevës së urisë. Siç duket shumë shpejtë do kemi një tjetër 23 Qershor. Por edhe Qershori tjetër, nuk ka për të zgjidhur gjë, sepse të huaj kurrë nuk do t’i largohen naftës shqiptare sikur bota të përmyset, sepse në këtë parcelë ballkanike mund të gjuash lehtë, pa çifte.
Comments
Perderisa shqiptaret nuk jane
<p>Perderisa shqiptaret nuk jane te afte te menaxhojne pasurite e tyre te hane mut.</p>
amin
<p>amin</p>
Nje popull qe voton LSI,
<p>Nje popull qe voton LSI, duartroket hajduted, dhe nuk di te ngeje zerin e ka hak te gjithe kete. Prisni se me keq do behet.</p>
Popull tope ! Ke kane deputet
<p>Popull tope ! Ke kane deputet keta vdekurinat e Zharrezes ?</p>
Add new comment