"Sirena" Nina Agdal

Postuar në 13 Nëntor, 2013 17:06

Supermodelja Nina Agdal u shndërrua në një sirenë, ndërsa realizoi një seri të re fotografike në plazhet e Majemit.

Duke u zhytur në ujrat e Atlantikut, danezja 21-vjeçarje shfaqi edhe një herë më shumë hiret e saj të shkëlqyera, duke pozuar në mënyrë ndjellëse për disa orë me radhë.Së fundmi, supermodelja është vendosur vazhdimisht në qendër të mediave, nëpërmjet një serie intervistash që ka dhënë në revistat e modës.

Më parë gjatë muajit, Agdal theksoi se nuk "mund ta dinte" se çfarë ishte dashuria në moshën e saj, deklarata të ardhura vetëm pak ditë pasi i dashuri i saj deklaroi publikisht se konsideronte Ninën "femrën më të bukur mbi tokë" dhe se ishte tërësisht i dashuruar pas saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.