Cindy Crawford, 47-vjeçarja që pozon “topless”

Postuar në 14 Nëntor, 2013 08:44

Është një nga ikonat e industrisë së modës pas një karriere 30-vjeçare, por duket se Cindy Crawford ka ende shumë për të dhënë. 

Në setin fotografik më të fundit, 47-vjeçarja ka treguar format fantastike duke pozuar “topless”, por e mbuluar nga këndi i aparatit fotografik dhe një mbulesë pikniku e vendosur aty ku duhet.

Fotot janë realizuar për revistën ‘V’.“E kuptova që kisha arritur statusin e topmodeles në vitin 1990, kur në sfilatën e Versaces dola në të njëjtën kohë me Naomi Campbell, Linda Evangelista dhe Christy Turlington. Aty u rreshtuan yjet”, tha Crawford.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.