Putin “gjunjëzon” Chuck Norris

Presidenti rus Vladimir Putin është vlerësuar me gradën më të lartë në disiplinën e arteve marciale taekwondo, bën të ditur agjencia e lajmeve “ITAR-TASS”.
Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, Putin ka marrë gradën e nëntë të brezit të zi nga Choue Chung Won, president i Federatës Botërore të Taekwondosë.
Presidenti rus ka eklipsuar në këtë mënyrë ekspertin dhe aktorin e arteve marciale, Chuck Norris, që ka gradën e tetë të brezit të zi në disiplinën luftarake.
Gjithësesi, Putin është treguar modest kur ka marrë çmimin prestigjoz: “Nuk jam i sigurt nëse e meritoj”, ka thënë ai, duke shtuar se ky eveniment duhet të shërbejë për promovimin e “këtij sporti të bukur”.
Ky nuk është çmimi i parë në arte marciale që merr shefi i Kremlinit, i cili ka gjithashtu brez të zi të disiplinën e xhudos. Ai gjithashtu ka lançuar një DVD për artet marciale, me titullin “Të mësojmë xhudon me Vladimir Putin”.
Add new comment