Aishwarya Rai, më e bukura e Bollywood-it mbush 40 vjeç

Plot 40 vjet për më të bukurën, ka shumë që thonë, më të bukurën në botë, por të Bollywood-it, kjo është e sigurt. Aishwarya Rai, aktorja më e famshme e kinemasë indiane, feston ditëlindjen e parë në vilën e Janak, pranë Mumbait, pronë e familjes së bashkëshortit të saj, aktorit Amitabh Bachchan. Sipas AFP, kjo vilë që shërben më së shumti për çështje pune, por edhe për takime me median, admiratorët, që i adhurojnë të dy aktorët si të ishin perëndi. “Miss Bota” në vitin 1994, Rai ka debutuar në kinema me filmin “Iruvar”, në vitin 1997. Një karrierë gjithnjë në rritje që e ka kthyer atë në superyllin e industrisë kinematografike botërore.
Add new comment