Jessica Alba nuk ka nevojë për dublante

Postuar në 18 Nëntor, 2013 05:27

Jessica Alba interpreton rolin e një vrasëseje në filmin e saj më të fundit dhe nëpërmjet Instagram-it aktorja ka treguar se nuk ka nevojë për dublante për xhirimin e skenave më të rrezikshme.

Së bashku me aktoren e re Hailee Steinfeld, Alba tregoi elasticitet e varur në një litar.Filmi me titull ‘Barely Lethal’ tregon historinë e një vrasëseje adoleshente (Steinfeld) e cila shtiret si e vdekur për t’i shpëtuar punëdhënësve të saj e për të nisur një jetë të re si nxënëse gjimnazi.

‘Barely Lethal’ ka regjinë e Kyle Newman dhe skenarin e John D’Arco.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.