Temperaturat e larta, Rita Ora në spital

Postuar në 19 Nëntor, 2013 16:06

Rita Ora nuk u ndje mirë gjatë një seti fotografik në Miami Beach të Floridës ditën e hënë dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Sipas dëshmitarëve, këngëtares shqiptare me origjinë nga Kosova i ra të fikët dhe u lajmërua menjëherë ambulanca për t’i ardhur në ndihmë.Dr. David Farcy tha për ‘Daily Mail’ se “Rita Ora pati probleme me dehidratimin si pasojë e temperaturave të larta, por tashmë ka dalë nga spitali dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.”

Këngëtarja po realizonte një set fotografik për linjën e veshjeve të Madonës ‘Material Girl’ në temperatura 30 gradë Celsius.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.