Bordi, Guvernatori dhe “sekreti” i Kules

Plot 30 ditë më parë, në kulmin e irritimit publik me skandalin në BSH, Këshilli Mbikqyrës i dha një votëbesim të fortë Fullanit, duke i quajtur veprimet e tij “në lartësinë e përgjegjësisë së detyrës ”. I njëjti Këshill, para 10 ditesh, e shkarkoi guvernatorin Fullani në një mbledhje që u thirr me urgjencë pas arrestimit të tij. Këshilli konstatoi këtë herë se Fullani kishte “shkelur rëndë etikën në punë dhe kishte dëmtuar rëndë interesat e BSH” (neni 47/2, germa “c”, ligjit 8269 për BSH). Guvernatori, i gjendur pas hekurave deri dje, duhet të ketë patur parasysh edhe këtë rrethanë teksa mund të ketë shfryrë fjalët “me prenë në besë ” Fakti është se, nga 18 nene gjithsej që ka kreu VI “Organizimi dhe Drejtimi i BSH”, plot 16 prej tyre normojnë detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Mbikqyrës.
NENI 42 vulos supremacinë e Këshillit mbi Guvernatorin kur shprehet se “Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimarrës dhe mbikëqyrës i politikave,i administrimit dhe i operacioneve të Bankës se Shqipërisë”. Është e njohur tashmë se 713 milionët janë vjedhur gjatë operacioneve të BSH si gjatë administrimit të parave të reja, ashtu edhe gjatë likujdimit të parave të vjetra që nxirren nga qarkullimi. Këtë fakt e përforcon edhe zbutja e masës së arrestit ndaj Guvernatorit, por edhe një pyetja retorike e bërë dje në sallën e gjyqit në Apel nga ish-kryeinspektorja, Elivar Golemi. “ Ju lutëm më thoni cili është roli i Këshillit Mbikqyrës”. Në këtë kontekst ligjor, përpara se përgjegjësia të kërkohej tek Fullani, ajo duhej kërkuar tek Këshilli Mbikqyrës.
Nëse Fullani “ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e BSH”, po njësoj atë e ka shkelur edhe Këshilli, të paktën në optikën e ligjit 8269. A nuk shkeli rëndë etikën Këshilli duke votuar njëherë pro Fullanit e ca ditë më pas, kundër tij?! Edhe interesat e BSH janë cënuar thellë duke e ditur tashmë se çfarë Bordi e mbikqyr atë. E përse u dashka besuar, fjala vjen Dhori Kule, kur doli e tha para nja 30 ditesh se depozitat eshqiptarëve ishin rritur (kupto: kur ata mësuan se BSH ishte vjedhur!?) Përveç llogjikës së mefshtë, është e qartë se “bordistë” të tillë s’e kanë për gjë të lëpijë atë që kanë pështyrë. Me Fullanin nuk e patën problem ta bënin. Nësër mund të na tregojnë se kursimet janë ulur.dhe kjo, le të themi ka të bëjë me “Fullanin”.
Nëse për guvernatorin ka madje një hije paqartësie nëse përbëjnë apo jo shkelje ligji akuzat për të cilat edhe u arrestua, për anëtarin e Këshillit, Dhori Kule ka shkelje vetë-evidente; ai ka ushtruar aktivitet politik paralelisht me ushtrimi e funksioneve në Këshilli Mbikqyrës të BSH, në kundërshtim
Add new comment