Ja çfarë duhet të bëjë Edi Rama në Beograd

Vizita e pritur e Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd do të ndodhë pas afro 7 dekadash. Mu për këtë edhe ka rëndësi historike, dhe simbolika luan rol të madh. Edi Rama nuk duhet ta përsërisë gabimin e Ilir Metës, i cili kur shkoi në Beograd si ministër i Jashtëm vuri kurorë lulesh mbi varrin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiç. Gjingjiçi vërtet ishte njëri ndër kryeministrat më të zotë e më pro-perëndimorë në historinë e Serbisë, por ai njihet si politikani serb që deshi ta ndante Kosovën mbi baza etnike, dhe respekti për Gjingjiçin simbolizonte pajtimin e Shqipërisë që Kosova të ndahet në baza etnike mes Shqipërisë e Serbisë. Është e sigurt që Ilir Meta nuk do ta ketë menduar kështu aspak këtë punë, por çështja është si e pa gjestin e tij opinioni publik në Beograd.
Kurorë lulesh te përmendorja e Dimitrije Tucoviçit
Edi Rama duhet të vërë kurorë te përmendorja e Dimitrije Tucoviçit (1881-1914) në qendër të Beogradit. Dhe ai duhet ta thotë arsyen përse. Tucoviçi ishte politikani i parë serb që kundërshtoi ushtrinë serbe për pushtimin e tokave shqiptare dhe përshkroi masakrat ndaj shqiptarëve. Kur pas luftës së fundit në Kosovë (1999), emrat e rrugëve dhe shesheve të Prishtinës u zëvendësuan me emra shqiptarë, edhe pse dominonte frymë ekstremisht nacionaliste, autoritetet lokale të Prishtinës e panë të udhës që emrin e Dimitrije Tucoviçit edhe më tutje ta bartë një rrugë e Prishtinës. Fatkeqësisht, në Tiranë nuk ka një rrugë me emër të tillë. Do të ishte mirë të kishte. Do të shprehte kulturë e respekt për autorin e veprës monumentale “Serbia e Shqipëria”.
Ceremoni fetare në Kishën e Shën Savës në Beograd
Edi Rama do të duhej të vizitonte Kishën e Shën Savës në Beograd dhe të bënte kryqin sipas ritualit ortodoks. Kjo do të kishte jehonë tejet pozitive në opinionin serb dhe do të tregonte kulturë e respekt që do të shkrinte shumë paragjykime. Paraprakisht Edi duhet ta praktikojë këtë në kishën ortodokse në Tiranë që, si fëmijë i komunizmit ateist, të mos bëjë ndonjë gafë gjatë ritualit dhe kësisoj të arrijë kundërefekt. Këtë ceremoni duhet ta zhvillojë jo për hir të bindjeve të tij fetare (sepse Edi ka të drejtë të jetë edhe ateist, tek e fundit është e drejtë personale e secilit), por pse si Kryeministër i Shqipërisë përfaqëson edhe një komunitet të madh të krishterësh ortodoksë.
Vizitë Xhamisë në Beograd
Edi Rama do bënte mirë ta vizitonte edhe Xhaminë e Beogradit, për të treguar se si Kryeministër i Shqipërisë përfaqëson një komb myslimano-kristian. Natyrisht, në xhami nuk ka nevojë të kryejë ceremoni fetare, sepse do ishte qesharake që një Kryeministër të bëjë edhe kryq, edhe namaz. Thjesht, Edi Rama në Beograd duhet të tregohet si një i krishterë, por që qeverisë me një komb që është myslimano-kristian. Me këtë ai do të tregonte superioritet duke qenë se serbët janë një komb ekskluziv monofetar (ortodoks) përballë kombit shqiptar si komb multifetar.
Takim me artistë, por jo nga ata të kohës kur Shqipëria ishte inferiore e Serbia (Jugosllavia) superiore
Edi Rama bën mirë të takohet me artistë serbë, pasi edhe vetë është artist, por bën mirë t’u shmanget takimeve me artistë serbë që krijuan famë në kohën kur Shqipëria ishte e izoluar. Pra Edi bën mirë t’u shmanget takimeve me Goran Bregoviçin, Emir Kusturicën, Zdravko Çoliçin etj., për asgjë tjetër përveçse për arsyen se takimet me këto personalitete të artit e kulturës serbe përkujtojnë kohën kur Shqipëria ishte inferiore karshi Serbisë (Jugosllavisë). Mund të takohet me artistë që kanë bërë emër viteve të fundit, kohë kjo që nuk ngjall kujtime të kohës së kaluar, kur Shqipëria ishte inferiore karshi superioritetit të Serbisë (Jugosllavisë).
Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike, autostrada Durrës-Nish
Pasi të ketë treguar superioritet kulturor përmes simbolikës që përmenda më lart (kurora lulesh te permendorja e Tucoviçit, kryqimi në kishë, vizita në xhami), pozicioni i tij do të jetë krejtësisht solid. Atëherë ka mundësinë të flasë i relaksuar për marrëdhëniet ekonomike që duhen intensifikuar, ku theksi duhet vënë në ndërtimin e autostradës prej Nishi deri te kufiri me Kosovën, ku sërish ka rastin të tregojë superioritet pasi pjesa shqiptare dhe ajo kosovare e autostradës tashmë kanë përfunduar.
Jo duarthatë për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Kryeministrit shqiptar nuk i ka hije të shkojë duarthatë te komuniteti shqiptar që qeveriset nga shteti serb. Do të ishte mirë që në emër të qeverisë shqiptare të bënte ndonjë donacion për ndonjë shkollë, çerdhe të fëmijëve, shtëpi kulture apo çfarëdo qoftë që të ketë nevojë në Luginë të Preshevës.
Kërkesa për njohje të pavarësisë së Kosovës
Pika mbi shkronjën “i” vihet në fund me kërkesën ndaj qeverisë serbe që ta njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar këtu se qeveria e Shqipërisë mbështet plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd. Gjatë deklaratave publike e jopublike duhet të shmangen lajkat, por edhe tonet e ashpra, si kundërpërgjigje e toneve nga pala serbe.
Kombi shqiptar si fitues i konfliktit 140-vjeçar
Pozicionimi i Kryeministrit shqiptar gjatë gjithë qëndrimit në Beogradi duhet të jetë i tillë që të dëshmojë se kombi shqiptar dhe ai serb ishin në konflikt 140-vjeçar, por ky konflikt ka përfunduar me fitoren e kombit shqiptar dhe aleatëve të tij, dhe si komb fitimtar nuk sillet me arrogancë e përçmim, po sillet me urtësi e respekt për humbësin. Natyrisht, punën e fituesit e të humbësit nuk duhet ta thotë shprehimisht, por veprimet e tij në Beograd duhet ta manifestojnë këtë.
"Panorama"
Comments
E para, feja eshte e ndare

E para, feja eshte e ndare nga shteti si ne Shqiperi ashtu edhe ne Serbi, keshtuqe nuk e kuptoj perse Kryeministri i nje shteti ne vizite ne nje shtet tjeter duhet te shkoje neper institucionet fetare. Kjo me duket absurde, absolutisht pa vend dhe madje mund te jepte sinjale te gabuara si tek serbet ashtu edhe tek shqiptaret kudo qe jane, ketej e andej kufirit.

E dyta, cfare do te thuash ti me

Kombi shqiptar si fitues i konfliktit 140-vjeçar

E kush te tha ty qe konflikti shqiptaro-serb paska mbaruar dhe aq me teper qe fitues na qenka kombi shqiptar? Mua me duket se kete konfliktin per nja 140 vjet u duk se e kishin fituar Serbet, dhe 140 vjet nuk eshte kohe e shkurter apo jo? Llogarite ne diplomaci nuk jane kaq te thjeshta sac do t'i paraqitesh ti. Dhe akoma me per te qeshur eshte ajo qe vazhdon me poshte:

.....dhe si komb fitimtar nuk sillet me arrogancë e përçmim, po sillet me urtësi e respekt për humbësin. Natyrisht, punën e fituesit e të humbësit nuk duhet ta thotë shprehimisht, por veprimet e tij në Beograd duhet ta manifestojnë këtë.

Me nje fjale ti thua qe Edvini te shkoje ne Beograd dhe t'u beje karshillek serbeve po me lezet, dmth si si themi te perdori kosin, qe mos kuptohet mire qe po ua fut, ose qe te kuptohet qe po ua fut, por me lezet. Ishallah Edvin Kristaq Rama nuk t'i lexon fare keto keshilla fshataresh qe i ke dhene.

O Zot kush flet për

O Zot kush flet për shqiptarët! A mund ta besoni? Nexhmedin Spahiu- njeriu, i cili ka 15 vjet që me krej fuqinë e tij të vockël mundohet t'i përçajë shqiptarët. Mediet shqiptare në Tiranë nuk enjjohin këtë sekser të interesave të huaja siç e njohim ne në Prishtinë, prandaj bien e viktimë e zhurmës së tij qesharake kur i kërkon një kryeminstri të një shteti laik të bëjë gjeste religjioze. Turp, turp.

Mire e ka prof.Spahiu. Kombi

Mire e ka prof.Spahiu. Kombi shqiptar e ka fituar konfliktin per shkakun se ai tashmme ehte nje nga kombet e NATO-s ku kombi serb aspiron te behet. Ne momentin qe te dy kombet jane ne NATO, koflikti ka perfunduar. Keshillat e prof.Spahiut jane te qarta te thjeshta e te zbatueshme. Cfaredo shmangie nga keto keshilla nga ana e kryeministrit Rama do te jete gabim fatal.

Ja edhe nje fshatar

Ja edhe nje fshatar tjeter.....

Add new comment