West ofendon Kravitz pa e ditur që ndodhej në publik
Kanye West u vendos në një situatë tejet të sikletshme, kur nisi një sulm të papritur verbal ndaj Lenny Kravitz, pa e ditur që ai ishte i pranishëm në skenë.
Reperi, gjatë një shfaqje në "Madison Square Garden" nisi një seri batutash, në intervalet nga njëra këngë në tjetrën, në lidhje me këngëtarin e "Believe in Me".Në një prej këtyre batutave, West tha: "Unë nuk do të kisha qenë këtu nëse nuk do të ishte për Lenny Kravitz. Ndryshimi i vetëm midis nesh është që unë di të entuziasmoj publikun tim dhe se as që më intereson se sa bukur jam veshur".I pranishëm në koncert, Lenny ruajti qetësinë, ndërsa pranoi thumbimet me sportivitet, duke thënë: "Nuk e dinte që isha në publik".Për të ndjekur koncertin e West, në stadiumin e basketbollit të New York Knicks ishin një seri figurash të tjera të rëndësishme, midis të cilëve Leonardo Di Caprio, Idris Elba, Busta Rymes apo John McEnroe.
Add new comment