Clarkson: Kush thotë se shtatzania është e bukur, meriton të shtypet

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 15:29

Këngëtarja amerikane, Kelly Clarkson, është duke e përjetuar shumë keq shtatzaninë.

Edhe pse ndodhet vetëm në javën e 11-të të shtatzanisë, ajo është shprehur gjatë emisionit të Ellen DeGeneres, se shtatzania është e tmerrshme.

Sipas saj, kush thotë se periudha e shtatzanisë është e bukur, meriton të shtypet me makinë.

“Kur i pyes gratë se si kanë kaluar, më thonë: ‘Shumë bukur është, do ta shohësh’. Ndërsa pastaj i pyes: ‘A keni pasur mundime’, ato thonë se jo. Atëherë dua t’i përplas me makinë.

Po vjell dhjetëra herë në ditë. Është shumë keq. Kam vjellë edhe para se të vija në emision.

Jam e shëndoshë dhe nuk ndjehem aspak tërheqëse. Të gjithë ju thonë se po shkëlqeni, se keni flokë dhe thonj të bukur, por është një budallallëk. Thonjtë e mi janë të shkurtër, flokët më bien, nuk janë të bukura dhe nuk shkëlqej. Është e tmerrshme”, tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.