Lady Gaga si pemë Krishtlindjesh

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 10:09

Kurrë nuk resht së habituri me veshjet e saj dhe duke qenë se jemi në një muaj festiv, Lady Gaga zgjodhi të paraqitej në Londër e veshur si pema e Krishtlindjeve.

Këngëtarja 27-vjeçare ndodhet në kryeqytetin e Anglisë për një koncert festiv në O2 Arena dhe të dielën këndoi disa nga hitet e saj më të famshme.Disa ditë më parë, në një intervistë për një emision televiziv amerikan, Lady Gaga deklaroi se ishte e dashuruar me marijuanën.

"Kam rënë në dashuri me marijuanën sepse më bën të harroj që jam e famshme. E thith dhe më duket vetja edhe një herë 17 vjeç. Ndihem si ajo adoleshentja në kërkim të një pune dhe menjëherë lehtësohem", tha Lady Gaga.

Kjo deklaratë vjen një muaj pasi këngëtarja theksoi se pinte 15 cigare hashash në ditë gjatë rekuperimit nga një operacion në ijë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.