Kur xhironte Charlie Chaplin

Kur një skenë nuk realizohet ashtu siç regjisori e kërkon, aktorët bëjnë dubla pas dublash, deri sa të arrihet e duhura.
Por, kur bëhet fjalë për perfeksionistë, si regjisori dhe aktori Charlie Chaplin, një sekuencë mund të përsëritet edhe 342 herë. Është rasti i batutës “Flower sir?” (Lule zotëri?), në filmin “Dritat e qytetit”.Për më tepër edhe një film pa zë, i realizuar në vitin 1931, por Chaplin, i pakënaqur me rezultatin, e ka kthyer e rikthyer - është rasti për të thënë me qindra herë - interpretuesen Virginia Cherill, e cila thotë vetëm këto dy fjalë.
Ndodhinë e bën të ditur CNN, duke ofruar dhe këto pamje të realizimit të skenës, duke shtuar se Cherrill nuk ishte aktore profesioniste, por një vajzë, të cilën Chaplin e kishte pikasur mes një mase njerëzish, gjatë një ndeshjeje boksi.
Për Chaplin, studiuesi Hooman Mehran thotë se “ai ishte perfeksionist, mbreti i rixhirimeve”, gjë që në fakt e dëshmon edhe përsëritja 342 herë e një batute, në një film ku nuk dëgjohet gjë.
Comments
Me siguri Chaplin ka pasur
<p> </p><p>Me siguri Chaplin ka pasur ndonje "debolese" per aktoren . Cila menyre me e mire se kjo per t'i treguar sa vlere dhe e veshtire ishte ajo qe dinte te bente vetem ai :-)))) . Ne ate kohe regjisoret njelloj si filmat ishin me romantike se sot</p>
Add new comment