AK: Politika na ka lënë 99 vjet mbrapa

Ashtu siç kishte lajmëruar një ditë më parë, Aleanca Kuqezi ka nisur sot tubimin në kuadër të 99- vjetorit të Pavarsisë në Vlorën e flamurit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka sulmuar politikën shqiptare duke e akuzuar për mosvazhdim të rrugës së paraardhësve të tyre.
“Jemi të fundit në Europë. Ëndërra dhe aspirata e shqipëtarëve për bashkim kombëtar po përdhoset nga politika shqiptare që po hedh në treg territoret e saj. Kush kryeministër në Shqipëri ka qenë në këto 20 vjet si Ismali Qemali, kush ministër ka qenë si Luigj Gurakuqi? Ne nuk vazhduam ëndrrën e Ismail Qemalit, kemi kudo shqiptarë që vriten, qeveritarë që luajnë kumar, piramida, mafje, çka na lë të fundit në Europë”-tha Spahiu.
Më tej Spahiu theksoi se AK do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Prishtinë duke bashkuar të gjithë shqiptarët Kuqezi dhe duke injoruar çdo flamur politik që tenton të çkombëtarizojë popullin shqiptar.
Ora News
Add new comment