Rusi, Putin: SHBA kërkojnë vasalë, jo aleatë

Kryeministri Rus, Vladimir Putin lëshoi akuza ndaj Uashingtonit duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të dominojne vendet e tjera dhe se bota është e lodhur, duke marrë urdhëra nga Amerika.
“Ndonjëherë mua më duket se Amerika nuk ka nevojë për aleatë, por peër vasalë”,-u shpreh kryeministri Putin gjatë një fjalimi televiziv.
Ai u shpreh se Rusia do të dëshironte të ishte një aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por se njerezit janë të lodhur nga urdhërat e një vendi. Ndërkohë sa i përket protestave të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, kryeministri Putin tha se protestat janë të pranueshme nëse demostruesit respektojnë ligjin.
“Pashë në TV se shume të rinj protestues po shprehin qëndrimet e tyre-dhe kjo është shprehje demokracie”-tha Putin pas protestës së fuqishme të së shtunës në Moskë, e cila mblodhi të paktën 50 mijë vetë.
Ballkanweb.com
Add new comment